Nxënësit e Moranës ka tre ditë që bojkotojnë mësimin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 19:13

Nxënësit e Moranës ka tre ditë që bojkotojnë mësimin

Bojkotimi i mësimit në fshatin Moranë të Shkupit vazhdon prej 3 ditësh radhazi. Prindërit dhe banorët e fshatit kërkojnë pavarësimin e shkollës fillore “Naim Frashëri”. Nga ana e banorëve kërkohet statusi i shkolles nga shkollë periferike në shkollë qendrore pasi që siç potencojnë ata i plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme , duke filluar që me përfshirjen e numrit të nxënësve prej 450 nxënës dhe 18 paralele, stafin e kualifikuar dhe infrastrukturën e nevojshme. Banorët thonë se të gjitha janë dokumentuar nga vizita e Inspektoratit të Arsimit në shkollen e tyre kur është bërë kërkesa për ndarje. Në deklaratën e tij për TV Shenja, Amir Duraku nga këshilli iniciues shton se kanë marrë miratim nga Komuna e Studeniçanit dhe nga Ministria e Arsimit, por nuk kanë marrë miratim nga Ministria e Financave, gjë që pengon në zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të shkollës.

Amir Durak, Këshilli Inciues

Ministria e Arsimit na ka dhënë përgjigje pozitive, inspektorati ka miratuar që shkolla i plotëson kushtet mirëpo kemi marrë përgjigje negative nga Ministria e Financave, shkaqet nuk dihen, buxhet nuk ka, nuk di çfarë është puna. Ne kërkojmë nga Ministria e Financave, po gjithashtu edhe nga komuna që të gjejnë zgjidhje. Kryetari i komunës nga fshatarët kërkon që ta ndalojmë bojkotin ta vazhdojmë procedurën prej në fillim përsëri të dërgojmë kërkesa, mirëpo me ato kërkesa ne prej 2014 më jemi lodhur veçse. Ne me bojkot do të vazhdojmë deri sa të ketë zgjidhje, deri sa të bëhet zgjidhja ne do të vazhdojmë me bojkot”.

Ai theksoi se që nga viti 2014 kanë bërë kërkesa për ndarjen e shkollës por se që atëherë nuk është marrë parasysh asgjë, nga ku madje tha se hera e fundit e kërkesës ka qenë në shkurt të vitit 2023. Ndërkohë, një prej banorëve thotë se ata vetëm po këkojnë të drejtat e tyre dhe asgjë më shumë.

Sinan Sinani, banor i Moranës

Ne kërkojmë të drejtat e tona që sa vite, Kemi bërë kërkesat nuk janë askund nuk kanë dalë pozitive. Ja që sa vite është bërë kjo ne kërkojmë të ndahemi prej shkollës së Studeniçanit. Po e bëjmë bojkotin pasi që nuk po punohet në fshatin tonë në shkollën tonë aq sa duhet, duke i plotësuar të gjitha kushtet, çka është problemi.. kërkesat të gjitha i kemi bërë edhe nuk po arsyetohet kjo punë për tu ndarë, ku është puna nuk e dimë edhe ne si prind nuk dimë azgjë më veçse bojkotin e kemi nisur, nuk di çfarë të them”.

Kjo situatë mbi të gjitha, më së shumti ndikon tek nxënësit duke mbetur anash me procesin mësimor. Përkundër kësaj banorët këmbëngulin se do të vazhdojnë me bojkot deri në realizimin e kërkesave të tyre dhe njëkohësisht shpresojnë që kjo të ndodhë sa më parë që të mundet për mos të ngelur të dëmtuar nxënësit.

/SHENJA/

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 19:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?