OBSH ngre alarmin: Rafah mund të mbetet edhe pa spitalin e fundit nëse vazhdojnë sulmet izraelite

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 20:24

OBSH ngre alarmin: Rafah mund të mbetet edhe pa spitalin e fundit nëse vazhdojnë sulmet izraelite

Spitali i vetëm i mbetur në Rafah mund të mos funksionojë më, nëse Izraeli e “pushton plotësisht” qytetin jugor të Rripit të Gazë, tha të martën një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Nëse pushtimi do të vazhdojë, ne do ta humbim edhe spitalin e fundit në Rafah”, tha Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së për Gazën dhe Bregun Perëndimor.

Duke folur në margjinat e Asamblesë së OBSH-së në Gjenevë, Peeperkorn tha se mund të ketë edhe shumë të vrarë në Rafah, pas raportimeve se tanket izraelite janë futur në qendër të qytetit.

Izraeli e nisi ofensivën në Rafah para tri javëve dhe tani po përballet me kritika të mëdha ndërkombëtare, pasi një sulm ajror të dielën shkaktoi zjarr në një kamp tendash në pjesën perëndimore të Rafahut, duke i vrarë së paku 45 njerëz.

Izraeli tha se cak i atij sulmi ishin dy pjesëtarë të lartë të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe se qëllimi nuk ishte vrasja e civilëve.

Peeperkorn tha se nga tre spitalet që ka Rafahu, vetëm njëri “mezi funksionon”.

Ai theksoi se spitali El-Najar, në të cilin në të kaluarën mjekoheshin rreth 700 pacientë në dializë, nuk punon më.

Rafah ishte pikëkalimi kryesor për furnizim me ndihma dhe barna për palestinezët, para se ushtria izraelite ta niste ofensivën në pjesën kufitare të Gazës në fillim të këtij muaji dhe ta merrte në kontroll këtë pikëkalim në pjesën palestineze.

Peekerkorn tha se mbyllja e pikëkalimit ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në mundësitë e OBSH-së për të dërguar barna në Gazë.

“Gati 100 për qind e furnizimeve mjekësore, barnat esenciale, pajisjet, vijnë nga Al-Arish [në Egjipt] përmes pikëkalimit në Rafah. Tani, 60 kamionë po presin në Al-Arish për t’u futur në Gazë”, shtoi ai.

Ndërkohë, zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, tha se një banor i Rafahut ka qasje në vetëm një litër ujë në ditë”, duke shtuar se “kjo është nën shkallën emergjente”.

Në Rafah, qytetin jugor të Gazës në kufi me Egjiptin, janë strehuar më shumë se një milion njerëz – rreth gjysma e popullsisë së përgjithshme të Gazës – pasi janë zhvendosur nga pjesë të tjera të enklavës.

Sulmi i së dielës ndodhi dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi Izraelin t’i japë fund ofensivës ushtarake në Rafah.

Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Lufta izraelite i ka vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Por, lufta izraelite ka shkaktuar edhe krizë humanitare në Gazë, duke bërë që rreth 80 për qind e popullsisë të zhvendoset dhe qindra mijëra njerëz të vuajnë nga uria, sipas zyrtarëve të OKB-së./REL

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 20:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?