Ofendoi disa kompani që larguan reklamimet në X, sqarohet Elon Musk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 20:28

Ofendoi disa kompani që larguan reklamimet në X, sqarohet Elon Musk

Elon Musk, shef i platformës “X”, dikur Twitter, është bërë pishman për komentet ofenduese që një vit më parë ua bëri kompanive që larguan reklamimet e tyre nga ky rrjet social, përcjell Reporteri.net.

Në festivalin e reklamave të Cannes Lions në Francë, Musk u pyet se çka donte të thoshte me ofendimin “shkoni në djall të mallkuar”.

“Nuk ishte për reklamuesit në tërësi, ishte në lidhje me lirinë e shprehjes”, tha mes tjerash Elon Mosk.

“Mendoj se është e rëndësishme të kemi një platformë globale të fjalës së lirë, ku njerëzit nga një gamë më e gjerë e opinionesh mund t’i shprehin pikëpamjet e tyre. Në disa raste, kishte reklamues që këmbëngulnin për censurë. Në fund të ditës, nëse duhet të bëjmë një zgjedhje mes censurës dhe humbjes së parave, ose censurës dhe parave, ose fjalës së lirë dhe humbjes së parave, ne e zgjedhim të dytën”, është shprehur Musk, shkroi CNBC.

Musk pohoi se është mbështetës i fjalës së lirë.

Vitin e kaluar, kompani si Apple, Disney, IBM dhe Sony u tërhoqën nga të reklamuarit në X për shkak të komenteve të diskutueshme nga Musk. Musk ishte akuzuar se këto reklama i kishte vendosur në postime të pazakonta të përdoruesve.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 20:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?