Opozita shqiptare do të mbajë aktin e radhës së “mosbindjes civile”, kundër qeverisë së kryeministrit Rama dhe kërkesës së saj që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me një qeveri teknike.
Pas incidenteve në Kuvend, djegies së karrigeve, protestës me molotov ndaj institucioneve dhe asaj me pankarta në duar në dyert e Parlamentit Evropian, akti i radhës i opozitës këtë herë është bllokimi i akseve rrugore kryesore në vend, duke filluar nga ora 17:00. Opozita ka paralajmëruar bllokim të akseve rrugore në kryeqytet dhe në rreth rrotullimet e qyteteve të tjera, të afërta me Tiranën. Policia e Shqipërisë ka njoftuar se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale. Për mbarëvajtjen e tubimit do të angazhohen rreth 1200 forca policore, të shpërndara në disa qytete. Kreu i demokratëve, Sali Berisha, në protestën e tij të radhës nga dritarja e shtëpisë iu kërkoi shqiptarëve të ngrihen në këmbë për të shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë. “Opozita shqiptare në mbarë vendin hidhet e tëra në betejë, merr Shqipërinë në duart e saj!”, u shpreh Berisha. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
29 Tetor, 2024 19:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.