Orban: Pa Serbinë në BE, Ballkani jostabil

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 19:40

Orban: Pa Serbinë në BE, Ballkani jostabil

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, vendi i të cilit e ka përsipër kryesimin gjashtëmujor të BE-së, ka folur për procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

Orban kritikoi BE-në se nuk po i mban premtimet që ua kishte dhënë vendeve të këtij rajoni para 20 vjetëve, duke theksuar rastin e Serbisë. “Duhet të fokusohemi sidomos në Serbinë. Pa Serbinë, ne nuk mund ta stabilizojmë Ballkanin derisa Serbia të mos jetë vend anëtar i Bashkimit Evropian. Ballkani mbetet një rajon jostabil”, ka thënë Orban. Gjatë fjalimit të tij, Orban shtoi se edhe pse disa vende kandidate i kanë përmbushur obligimet, ato nuk kanë lëvizur në procesin e negociatave për anëtarësim.

Ai gjithashtu bëri thirrje për “ndryshim” në Bashkimin Evropian. Si aleati më i afërt i presidentit rus, Vladimir Putinit, brenda Bashkimit Evropian, qeveria nacionaliste e Orbanit është në përplasje me partnerët e saj për një sërë çështjesh – nga ndalimi i ndihmës për Kievin, deri te miratimi i një sërë ligjesh që blloku i sheh si prapambetje demokratike.

“Një pikë e rëndësishme e presidencës sonë është politika e zgjerimit. Të nderuar zonja dhe zotërinj, pa integrimin e Ballkanit, Evropa nuk do të jetë kurrë plotësisht e bashkuar. Njëzet vjet më parë, ne u premtuam vendeve të Ballkanit Perëndimor se do t’i merrnim. Kjo është arsyeja pse Presidenca hungareze bëri thirrje për një samit të Bashkimit Evropian – Ballkani Perëndimor, dhe zgjerimi duhet të jetë i bazuar në merita. Pa Serbinë, asnjë zgjerim nuk do të jetë i suksesshëm”, deklaroi Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë. /Alsat.mk

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 19:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?