Organizata e Bashkëpunimit Islamik mbështet rezolutën për Srebrenicën

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2024 08:51

Organizata e Bashkëpunimit Islamik mbështet rezolutën për Srebrenicën

Vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik mbështetën rezolutën e propozuar nga Kombet e Bashkuara për të shpallur 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës.

Deklarata, e cila shpreh mbështetje për miratimin e rezolutës, u soll në takimin dyditor të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, i cili përfundoi të dielën në kryeqytetin e Gambisë, Banjul.

Për miratimin e saj votuan 57 vende anëtare të Organizatës, në të cilën Bosnje e Hercegovina ka statusin e vëzhgueses.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik është organizata më e madhe pas Kombeve të Bashkuara, dhe anëtarët e saj përfshijnë vende nga katër kontinente.

Propozimi përfundimtar për rezolutën për Srebrenicën iu dërgua presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Dennis Francis, dhe të gjitha misioneve të përhershme në OKB, njoftoi më 2 maj ambasadori i Bosnjës në OKB, Zllatko Llagumxhija.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së caktoi një debat për Bosnje e Hercegovinën për datën 15 maj, por nuk u bë e ditur se cila do të jetë tema konkrete dhe as kush do ta mbajë seancën.

Drafti përfundimtar i rezolutës, të cilin e pa Radio Evropa e Lirë, thekson vendimin e OKB-së për ta shpallur 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës në vitin 1995, e cila do të shënohet çdo vit.

Në Srebrenicë, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë, në korrik të vitit 1995.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e karakterizoi këtë krim si gjenocid në vitin 2007.

Më shumë se 50 persona u dënuan për të nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) dhe gjykatat vendase, me rreth 700 vjet burg në total.

Me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera në Bosnje e Hercegovinë u dënuan komandanti i ushtrisë së Republikës Sërpska në kohën e luftës, Ratko Mlladiq, dhe udhëheqësi i atëhershëm i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq.

99
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2024 08:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
99
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?