OSBE/ODIHR: Zgjedhjet në RMV ishin konkurruese, por kuadri ligjore mbetet me shumë boshllëqe

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 09:54 Përditësuar

OSBE/ODIHR: Zgjedhjet në RMV ishin konkurruese, por kuadri ligjore mbetet me shumë boshllëqe

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut ishin konkurruese dhe një fushatë e gjerë dhe pluraliste i ndihmoi votuesit të bënin një zgjedhje të informuar, por të dëmtuara nga retorika negative me slogane nacionaliste, si dhe mangësi në legjislacion dhe mbikëqyrje të pamjaftueshme të financave të fushatës, thuhet në misionet e përbashkëta monitoruese të OSBE/ODIHR-it si dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian.

Dita e zgjedhjeve u vlerësua si pozitive ku në masë të madhe ishin respektuar procedurat e votimit. Por, zbazëtitë në legjislacionin si dhe dyshimet rrezikojnë sigurinë juridike për çka është i nevojshëm revizioni i tyre.

“Një numër i madh i rekomandimeve kryesore të ODIHR-së dhe Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës mbetën të pazgjidhura, duke përfshirë ato për rishikim sistematik të Kodit Zgjedhor, për sigurimin e qasjes së barabartë në media në fushatat zgjedhore dhe për rritjen e llogaridhënies dhe integritetit të financimin e fushatës”, tha Xhiljan Stirk.

Monitoruesit ndërkombëtar në 1.340 vendvotime pozitivisht i kanë vlerësuar procedurat për votim. Megjithatë theksohet se ishin vërejtur disa raste të votimit në grupe dhe familje.

Misioni ndërkombëtar vëzhgues në ditën e zgjedhjeve kishte 344 vëzhgues, nga 42 vende. Rezultatet përfundimtare për rrethin e parë dhe të dytë për zgjedhjet presidenciale dhe për zgjedhjet parlamentare OSBE/ODIHR paralajmëroi se do t’i publikojë për dy deri tre muaj.

“Zgjedhjet u zhvilluan në një sfond të pakënaqësisë së votuesve me establishmentin politik dhe një ndjenjë të përgjithshme se si qeverisë ashtu edhe opozitës i mungonte vullneti për të adresuar thirrjet e kahershme për reforma gjithëpërfshirëse. Misioni i përbashkët vëzhgues nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Asambleja Parlamentare e OSBE-së (AP e OSBE), Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) dhe Parlamenti Evropian (PE) konstatoi se ndërsa Kuadri ligjor krijon bazën për zgjedhje demokratike, mbeten shumë boshllëqe dhe mospërputhje, duke e bërë reformën e mëtejshme thelbësore”, thuhet në vlerësim.

Kujtojmë se sipas 100% të votave të përpunuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në zgjedhjet parlamentare VMRO-DPMNE ka marrë 436.022 vota (58 deputetë), LSDM ka 154.684 vota (18 deputetë), Fronti Evropian ka 1137.561 vota (19 deputetë), VLEN ka 107.090 vota (13 deputetë), Levica ka 68.662 vota (6 deputetë) dhe ZNAM ka 56.277 vota (6 deputetë).

Dallimi midis Frontit Evropian dhe VLEN është mbi 30,468 vota.

Në zgjedhjet presidenciale, Gordana Siljanovska Davkova mori 560.744 vota, kurse Stevo Pendarovski 251.755 vota, dallimi është 471 vota.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 09:54 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?