Osmani kërkon rishikimin e vendimit “non grata”: Shqipëria duhet të mbetet derë e hapur për shqiptarët

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Gusht, 2026 15:09

Osmani kërkon rishikimin e vendimit “non grata”: Shqipëria duhet të mbetet derë e hapur për shqiptarët

Zyrtari i lart i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me shpalljen “non grata” nga Shqipëria të dy qytetarëve nga Çairi, duke e cilësuar çështjen si të ndjeshme dhe duke bërë thirrje për mirëkuptim nga të dyja palët.

Osmani tha se fillimisht nuk kishte ndërmend të komentonte rastin, por shtoi se nuk dëshiron të heshtë për tema të rëndësishme.

“Ka momente kur duhet të thuash atë që mendon, edhe kur tema nuk është e lehtë”, shkroi ai.

Sipas Osmanit, Shqipëria, si shtet sovran, ka të drejtë të marrë vendime për çështjet e saj të brendshme, ndërsa qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të respektojnë sovranitetin e saj dhe të shmangin përfshirjen në përplasjet politike të brendshme.

Megjithatë, ai theksoi se Shqipëria duhet të kuptojë edhe ndjeshmërinë e shqiptarëve jashtë kufijve të saj.

“Për shumë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Shqipëria nuk përjetohet si një shtet i huaj. E shohin si shtetin e kombit të tyre dhe debatin politik atje e përjetojnë si pjesë të hapësirës së tyre kombëtare”, u shpreh Osmani.

Ai vlerësoi se rasti mund të jetë rezultat i moskuptimit të këtyre dy realiteteve dhe shprehu bindjen se ekziston hapësirë për sqarim dhe për rishikimin e vendimit.

Në fund, Osmani theksoi se “Shqipëria duhet të mbetet një derë e hapur për shqiptarët kudo që jetojnë, ndërsa shqiptarët kudo që jetojnë duhet ta respektojnë Shqipërinë si shtet.” Gazeta Flaka

494
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Gusht, 2026 15:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
494
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?