Cole Palmer ka shprehur pakënaqësinë për faktin që nuk e fitoi çmimin e lojtarit të sezonit në edicionin 2023/24, duke thënë se ndihet sikur iu mohua ky vlerësim.
“Ma vodhën çmimin e lojtarit të sezonit, por kështu janë gjërat. Çmimet individuale janë të bukura, por kur ishe më i ri kishin më shumë rëndësi. Tani gjithçka ka të bëjë më shumë me ekipin. Nëse skuadra fiton dhe ti luan mirë, do t’i fitosh edhe çmimet individuale”, u shpreh Palmer.
Ylli i Chelseat foli edhe për ditën e parë pas transferimit nga Manchester City te klubi londinez, në ditën e fundit të afatit kalimtar.
“Mbaj mend që ishte shumë e çuditshme. Nuk isha larguar kurrë nga Mançesteri dhe papritur erdha këtu. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Mendoja vetëm: ‘Çfarë po ndodh?’. Më duket sikur ka ndodhur dje, por u përshtata shpejt dhe doja vetëm të filloja të luaja”, tregoi anglezi.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
11 Tetor, 2026 22:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.