Pas Kamberit, edhe Zenku merr ftesë nga përfaqësuesja U21 e Maqedonisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 22:03

Pas Kamberit, edhe Zenku merr ftesë nga përfaqësuesja U21 e Maqedonisë

Pas Kamberit, edhe Zenku merr ftesë nga përfaqësuesja U21 e Maqedonisë Zenku tashmë disa herë është ftuar nga seleksionuesi Dragan Kanatllarovski për të qenë pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë, që në tetor do të zhvillojë dy ndeshje eliminatore për kualifikim në Europianin e vitit 2025.

Pas Bekim Kamberit, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se nga ekipi i Struga Trim Lum, ftesë për te përfaqësuesja shpresa e Maqedonisë ka marrë edhe Shaban Zenku. I njëjti tashmë është bashkuar me ekipin përfaqësues, që me datë 11 tetor do të zhvillojë ndeshjen kundër Moldavisë në Shkup, e vlefshme për eliminatoret për kualifikim në Kampionat Europian, ndërsa vetëm 4 ditë më vonë do të përballen edhe me Gjeorgjinë në transfertë.

Zenku tashmë disa herë është ftuar nga seleksionuesi Dragan Kanatllarovski për të qenë pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë, për të cilën debutimin e tij e kishte bërë me 5 qershor të këtij viti në miqësoren ndaj Bosnje e Hercegovinës.

Që të dyve ju urojmë shumë fat në këto dy përballje, me besim të plotë se do na përfaqësojnë në mënyrën më të mirë neve si skuadër, por dhe se do të ndihmojnë ekipin përfaqësueses të vendit për të arritur rezultate pozitive në këto dy ndeshje të tetorit.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 22:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?