Pendarovski hoqi dorë nga pensioni shtetëror

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 19:14

Pendarovski hoqi dorë nga pensioni shtetëror

Ish-presidenti Stevo Pendarovski heq dorë nga e drejta e përfitimit të pensionit shtetëror dhe vendos t’i rikthehet karrierës së tij akademike.

Ekipi i tij konfirmoi se tashmë Pendarovski i është rikthyer karrierës akademike si profesor në Universitetin “American College” në Shkup dhe se nuk do ta shfrytëzojë pensionin shtetëror që i takon me ligj. Pavarësisht kësaj, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme potencuan se do të vazhdojnë të sigurojnë ish-presidentin në përputhje me vlerësimet e sigurisë që po bëjnë. Ku sipas njoftimeve të tyre, Pendarovski do të shfrytëzojë edhe një zyrë me tre punonjës nga ish-kabineti i tij për takime me ish-shtetarë dhe aktualë, si dhe për pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Brendshme

Lidhur me përkrahjen administrative dhe logjistike që i nevojitet për takime me ish-shtetarë dhe aktualë, si dhe për pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare, presidenti Pendarovski kërkoi nga institucionet shtetërore që herë pas here të shfrytëzojnë ndonjë zyrë, por pasi që një praktikë e tillë dhe baza ligjore nuk ekziston, Pendarovski në të ardhmen do ta shfrytëzojë të drejtën për hapjen e një zyre, ku tre nga punonjësit aktualë të kabinetit do të angazhohen në mbështetje të atyre aktiviteteve të ish-presidentit”.

Sipas Ligjit për të drejtat e presidentit dhe familjes së tij, Pendarovski ka të drejtë në pension të barabartë me pagën e marrë nga kreu i shtetit, në zyrë me deri në tre bashkëpunëtorë profesional, sigurim personal, si dhe të drejtën e përdorimit të mjetit zyrtar dhe drejtuesit në përputhje me rregulloret e nxjerra nga Ministri i Brendshëm. Ndërsa, MPB lë të ditur se Të drejtat që dalin nga posti më i lartë shtetëror i shfrytëzojnë ish-presidentët Branko Cërvenkovski dhe Gjorge Ivanov. /SHENJA/

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 19:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?