Pensionohet Iniesta

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 22:04

Pensionohet Iniesta

Andres Iniesta ka shpërthyer në lot në momentin që e ka konfirmuar pensionimin nga futbolli aktiv.

Iniesta vlerësohet si njëri prej mesfushorëve më të mirë në historinë e futbollit.

Ikona e Barcelonës, 40-vjeçari Iniesta, ka postuar një video emocionuese në rrjetet sociale.

Spanjolli i kaloi gjashtë vjet në Japoni dhe një në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi u largua nga Barcelona, ndërsa pensionimi i tij u zyrtarizua të hënën, pas karrierës 22-vjeçare.

Në videon e pensionimit të Iniestas përfshihen edhe trajnerë si Pep Guardiola, Louis van Gaal dhe Luis Enrique.

Që në fillim të videos, Iniesta pyetet se çfarë do të thotë futbolli për ty?

Menjëherë, Iniesta shihet i emocionuar, fshinë lotët dhe përgjigjet: “Për mua futbolli ka qenë…”, dhe më pas videoja ndërpritet për të vazhduar me karrierën e bujshme të Iniestsas.

Iniesta debutoi me Barcelonën në vitin 2002 dhe u paraqit në 674 ndeshje për “Blaugranan”.

Shënoi 57 gola dhe dhuroi 135 asistime.

Ai ka të fituar nëntë tituj të La Ligas dhe katër Liga të Kampionëve.

Iniesta luajti në 131 ndeshje për Spanjën. Shënoi 14 gola, ndërsa e fitoi Kupën e Botës një herë, dhe ka dy tituj të Kampionatit Evropian.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 22:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?