Për pesë muaj mblidhen 23.6 milionë euro pikëpagesat doganore

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 19:35

Për pesë muaj mblidhen 23.6 milionë euro pikëpagesat doganore

Për 5 muaj autoritetet kanë mbledhur 23,6 milionë euro nga pik- pagesat në autostradë. Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore informoi se nga pagesa e taksës rrugore në pesë muajt e parë të këtij viti janë grumbulluar 1.454.587.856 denarë ose e përkthyer në euro 23.651.835 euro,  që në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2023 paraqet rritje për 132.635.906 denarë ose 2.156.681 euro.

NDËRMARRJA PUBLIKE SHTETËRORE

“Tendenca për të ardhura të rritura të realizuara në vitin 2024 është konstante, me rritje prej 10,2 për qind për periudhën janar-maj të këtij viti. Shuma e mjeteve të paguara të taksave rrugore është e ndryshme dhe lëvizë prej 155.827.545 denarë në Romanovc deri 53.038.529 denarë në Demir Kapi”.

Ndërmarrja vitin e kalaur e ka përfunduar me të ardhura rekorde nga taksat rrugore në shumë prej 62 milionë eurove, për 100 për qind më shumë krahasuar me vitin 2020 kur pagesa ishte 34 milionë euro. Në vitin 2021 në atë bazë ishin inkasuar 46 milionë euro, ndërsa në vitin 2022,  53 milionë euro. Të ardhurat e përgjithshme të Ndërmarrjes nga pagesa e taksës rrugore për vitin 2024 janë projektuar në shumë prej 4.400.000.000 denarë. Të dhënat gjithashtu tregojnë se sistemi për pagesë të përbashkët elektronike të taksës rrugore zbatohet në një “etiketë” gjatë udhëtimit në shtet dhe në Serbi, që është operativ nga fundi i qershorit të vitit të kaluar, deri më tani ka 1 864 shfrytëzues.

NDËRMARRJA PUBLIKE SHTETËRORE

“Një tag në dy shtetet e shfrytëzojnë mbi 1 800 posedues të etiketave, apo më saktë 1 864 shfrytëzues. Në periudhën prej se ka filluar operimi funksional, çdo ditë shfrytëzohen dhe mbi 21 milionë denarë janë paguar nga shfrytëzimi i etiketave serbe në Maqedoni”.

Nga fillimi i këtij viti, për periudhën janar-maj, janë shitur 7 501 pajisje MKartela dhe 5 983 pajisje MEtiketa. Për mbushjen e tyre në këtë vit ka gjithsej 194.853 operacione individuale. /SHENJA/

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 19:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?