Përbërja e re e qeverisë së bashku me programin e punës, më 17 qershor dorëzohet në Kuvend

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 19:07

Përbërja e re e qeverisë së bashku me programin e punës, më 17 qershor dorëzohet në Kuvend

Hristijan Mickoski në cilësinë e mandatarit më 17 qershor do të dorëzon në Kuvend propozimin mbi përbërjen e kabinetit të ardhshëm Qeveritarë. Ndonëse deri në zgjedhjen e Qeverisë ka të paktën edhe 10 ditë, adresat ku do të sistemohen ministritë e reja akoma nuk dihen. VMRO-DPMNE-ja shpreson që deri në zgjedhjen e organit ekzekutiv do të jenë gati hapësirat e resorëve që do të formohen. Megjithëse informacione për lokacionet dhe hapësirat e resorëve nuk dhanë.

Të paktën katër lokacione të reja duhet gjetur për ministritë e reja. Ministria për Sport, Ministria për Energjetikë, Miniera dhe Lëndë Minerale, Ministria për Digjitalizim dhe Ministria për Administratë. Në rrethana jo zyrtare thuhet se Ministria për Sport mund të akomodohet në hapësirat e Agjencisë për Rini dhe Sport, ndërsa Energjetika do të funksionon në hapësirat e Ministrisë së Ekonomisë. Edhe Digjitalizimi dhe Administrata mund të ndajnë hapësirat e njëjta, pasi deri tani resori që ndahet në dysh, tani ka funksionuar si një ministri në hapësirat aktuale.

Përveç gjetjes së hapësirave për ministritë e reja, shumica në ardhje akoma nuk ka definuar as çështjet brenda Parlamentit. Trupat punues do të ndahen me parimin numrit të deputeteve, që sipas parashikimeve të VMRO-DPMNE-së rezulton që partia e Mickoskit do të udhëheq mbi 10 komisione, VLEN 3, Fronti Evropian dhe LSDM-ja nga 3 komisione dhe partia ZNAM bashkë me të Majtën nga një komision. Është diskutuar edhe ndarja e pozitave të nënkryetarëve të Kuvendit. Njëri do t’i takon VMRO-DPMNE-së, njëri partisë ZNAM dhe për një nënkryetar duhet marrë vesh Fronti Evropian dhe LSDM-ja se kujt i takon./ Alsat.mk

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 19:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?