Pas nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim me Moldavinë në fushën e integrimit evropian, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, mbajti takim edhe me Ina Kosheru, kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Integrimin Evropian në Parlamentin e Republikës së Moldavisë. Takimi u përqendrua në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale dhe përforcimin e bashkëpunimit në procesin e integrimit evropian.
Ministri Murtazani dhe presidentja Kosheru diskutuan për rëndësinë e harmonizimit të agjendave reformuese dhe përforcimin e dialogut parlamentar. Ata theksuan rëndësinë e shkëmbimit të praktikave të mira në harmonizimin e legjislativit, reformat në administratën publike dhe avancimin e institucioneve demokratike.
Murtazani riafirmoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të ndihmuar Moldavinë në proceset e saj reformuese, veçanërisht në fushën e sundimit të së drejtës dhe harmonizimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Kryetarja Kosheru falënderoi për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut dhe theksoi rolin e bashkëpunimit ndërpartiak për implementim të suksesshëm të reformave. Murtazani dhe Kosheru konfirmuan angazhimin e përbashkët për përforcimin e mëtejshëm të partneritetit në procesin e integrimit evropian.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
13 Dhjetor, 2024 14:20
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.