Përgjigje për “Ata që duan ndryshimin”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 20:21

Përgjigje për “Ata që duan ndryshimin”

Shkruan: Shkodran TOLAJ
Në jetë jam udhëhequr me thënien “më mirë me e mbajt gjuhën në gojë sesa të merrem me llafazanëri injorante” por si duket është e nevojshme ndonjëherë të fliten gjërat dhe të vërtetat!

Unë, Shkodran Tolaj, drejtor i Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV, sot dua të flas sepse pavarësisht që kam preferuar të punoj shumë e të flas pak, apo aspak, më duhet detyrimisht tu përgjigjem gjithë atyre që kërkojnë dhe presin “Ndryshimin e shumë pritur”!

Jo vetëm, ju por dhe unë dhe gjithë opinioni mbarëkombëtarë, Kosova, Shqipëria, Diaspora janë duke pritur se çfarë dhe si do veproni me një institucion që përveç që është ndërtuar me gjak, gjatë këtyre pesë viteve ka arritur të ngritet në piedestalin më të lartë kombëtar e ndërkombëtar!

Ju kujtoj  se nga nëntori 2019 unë postin që për ju mund të jetë tepër i “adhuruar” e kam patur mision e detyrë të shenjtë dhe jam ballëlart e krenar para çdo shqiptari anë e kënd globit sepse dhe atëherë kur ju të njejtët, më shpërfillët, përqeshët, e luftuat në format më të ulëta, ia dola! E dini pse!!! Sepse kultura nuk duron injorancë, ndërskëmbëca, nëntokë!

Ne jemi pak dhe shumë mirë e dimë dhe e njohim njëri- tjetrin dhe arti është arenë e hapur ku secili e tregon veten!

Po u them sot që vullnetarisht kërkoj të merreni haptas me mua “jo nëpër bodrume” unë drejtori i zgjedhur me konkurs dhe me mandat të dytë deri në nëntor 2027!

Nuk më trembet syri ndaj asnjë shantazhi por së paku bëhuni pak të moralshëm se burrninë e di që se keni e se keni pas kurr! Ju pres të më shkarkoni arbitrarisht, po qoftë dhe me pretekste banale në të ardhmen se si duket “ky qenka ndryshimi që vlen”! Të manipuloni dhe gënjeni punëtorë duke “u shitur” si drejtora ende pa u krijuar Qeveria, familjarë të krerëve të partisë që po vie në pushtet dhe administratorë  të Ministrisë së Kulturës me “mbledhje sekrete” nëpër “bodrume” si në kohën e UDB-së duke u përzier në konkurset e Ansamblit është Mega- skandal!

Derimë sot, kam patur autonominë e plotë të drejtoj institucionin pa ndërhyrje dhe ky është çelësi i suksesit dhe kjo autonomi nuk mund të cënohet për asnjë çmim!

84
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 20:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
84
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?