Krahas vendvotimit në Zhelinë, rivotime edhe në një vendvotim në Ohër dhe dy në Krushevë

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 09:05 Përditësuar

Krahas vendvotimit në Zhelinë, rivotime edhe në një vendvotim në Ohër dhe dy në Krushevë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbrëmë e shfuqizoi votimin edhe në tre vendvotime. Bëhet fjalë për vendvotimin 1272 në komunën e Ohrit dhe për vendvotimet 1194 dhe 1202, të dyja në Krushevë, pas ankesës së parashtruar grupore nga Koalicioni “Maqedonia Juaj”, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.

Siç njofton kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, pas numërimit të përfunduar për vendvotimin 1272 në Ohër, u konfirmua se procesverbali nuk është plotësuar në mënyrë të rregullt, ka edhe korrigjim në pjesën e votuesve të vendosur me hyrje manuale.

Ankesa u miratua me një votë kundër. “Kundër” votoi nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, e cila tha se numri i votuesve përputhet me numrin e nënshkrimeve. Ajo sqaroi se vërejtja për rezultatet nga ky vendvotim në të vërtetë ka të bëjë me procesverbalin 16 në pjesën 4, ku është plotësuar gabimisht, e kjo është, thotë, gabim që e kanë pothuaj të gjitha këshillat zgjedhorë.

Në Krushevë, ankesat për dy vendvotimet janë miratuar për shkak të mospërputhjes së numrave nga procesverbali me ato nga aparati për identifikim biometrik.

KSHZ-ja vazhdon me shqyrtimin e ankesave të arritura.

Deri tani janë shqyrtuar ankesat nga Koalicioni “Vlen”, me ç’rast u miratua një ankesë për vendvotmin 2102 në Zhelinë.

Për rezultatet zgjedhore deri te KSHZ-ja janë parashtruar 27 ankesa – nëntë nga Koalicioni Vlen, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM-ja dhe katër nga E Majta. Kryetari i KSHZ-së, Dashtevski në seancën e KSHZ-së potencoi se bëhet fjalë për ankesa grupore me m; shumë vende të përfshira zgjedhore.

Sipas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet parlamentare që i ka publikuar KSHZ-ja, Koalicioni “Maqedonia e Juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja ka fituar 58 mandate të deputetëve, pas çka vijojnë Fronti Evropian i udhëherqur nga BDI-ja me 19 mandate, Koalicioni për ardhmëri evropiane, i udhëhequr nga LSDM-ja me 18, Koalicioni Vlen me 13, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E Majta nga gjashtë mandate të deputetëve.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 09:05 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?