Pezullohet nga puna polici që lejoi kalimin e Grubit në kufi

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 17:48

Pezullohet nga puna polici që lejoi kalimin e Grubit në kufi

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se ka marrë masa disiplinore ndaj punonjësit të policisë B.J. pasi ai ka lejuar që Artan Grubi ta kalojë kufirin, edhe pse siç thonë nga MPB ka pasnjë masë aktive në listën e ndalimit “mbaj dhe njofto menjëherë”.

“Pas kontrollimeve të kryera, inspektimit të materialeve zyrtare dhe pas analizës së pamjeve të sigurisë nga kamerat e sigurisë në Stacionin Policor të Pikëkalimit kufitar “Bllacë”, Departamenti vërtetoi se punonjësi i policisë B.J. me veprimin e tij të papërgjegjshëm nuk ka realizuar kontrollet e duhura për automjetin “Mercedes” gjatë kalimit të kufirit shtetëror në dalje nga RMV, nuk e ka regjistruar për daljen nga RVM dhe udhëtarët e automjetit përkatës A.P., me pasaportë diplomatike si shofer dhe A.G. me pasaportë maqedonase si pasagjer, i ka regjistruar si kalues të kufirit në këmbë, duke e anashkaluar mbikëqyrjen e duhur dhe ka realizuar kontrollin kufitar në sistemin SKPV për personin A.G. pa pritur që sistemi të verifikonte nëse personi kishte masën aktive “mbaj dhe njofto menjëherë”, dhe i ka dorëzuar pasaportat menjëherë, pas çka ata kanë lënë pikëkalimin kufitar”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Gjithashtu, është konstatuar se nga ana e komandantit të turnit B.A., është bërë një shkelje më e rëndë e rregullit dhe disiplinës së punës.

Nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale është paraqitur një propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkeljen e disiplinës ndaj B.J. dhe B.A. Kundër punonjësit të policisë B.J., Departamenti ka vendosur masën e detyrueshme të pezullimit nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 17:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?