Plagosi kryeministrin sllovak/ Autori 71-vjeçar, në gjykatë në masa të forta sigurie

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2024 21:50 Përditësuar

Plagosi kryeministrin sllovak/ Autori 71-vjeçar, në gjykatë në masa të forta sigurie

Autori i plagosjes së kryeministrit sllovak Robert Fico ka mbërritur në gjykatën penale për tu njohur me masën e sigurisë, në një seancë që pritet të zhvillohet nën masa të forta sigurie.

Prokuroria sllovake ka kërkuar arrestin me burg për 71-vjeçarin me akuzën e vrasjes me paramendim.

71-vjeçari, Juri Cintula ka mbërritur në  gjykatën penale në Pezinok për tu njohur me masën e sigurisë për tentim-vrasje të kryeministrit sllovak, Robert Fico.

Para gjykatës janë parë shumë forca policore, teksa e gjithë vëmendja është në gjendjen shëndetësore të kreut të qeverisë.

71-vjecari  ka qëlluar me armë Ficon, pas një takimi qeveritar të mërkurën. Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për të dyshuarin për atentatin në tentativë ndaj kryeministrit sllovak, nën akuzën për vrasje me paramendim.

Cintula qëlloi në total pesë herë ndaj kryeministrit , ndërsa një prej plumbave e ka kapur në bark. Kryeministri ka qenë në afërsi të mbështetësve të tij, pas takimit qeveritar të zhvilluar në qytezën Handlova.

Kryeministri sllovak u transportua me helikopter në spital dhe iu nënshtrua një operacioni pesë-orësh, ndërsa të premten iu nënshtrua një tjetër operacioni dy orësh.

“Pacienti tani është i vetëdijshëm, gjendja e tij është e qëndrueshme, por është ende në Repartin e Mjekimit Intensiv”, deklaroi drejtoresha e spitalit ku po trajtohet Fico.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2024 21:50 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?