Politico: Kthimi i VMRO pritet të komplikojë marrëdhëniet me Greqinë e Bullgarinë

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 12:57

Politico: Kthimi i VMRO pritet të komplikojë marrëdhëniet me Greqinë e Bullgarinë

Portali nga Brukseli “Politico” ka komentuar inaugurimin e djeshëm të presidentes së re, Gordana Siljanovska Davkova, se edhe gjatë aktit ceremonial në Kuvend, duke mos e përdorur emrin kushtetues, ka shkaktuar debat me Greqinë fqinje dhe reagime të shumta nga Athina.

Presidentja e sapozgjedhur nacionaliste e Maqedonisë së Veriut, edhe para se të bënte betimin të dielën, shkaktoi një mosmarrëveshje diplomatike me Greqinë fqinje, raporton Politico.

Politico raporton se gjatë ceremonisë së betimit në Parlament, Siljanovska Davkova, për të cilën ajo tha se është presidentja e parë femër e vendit të saj, e quajti vendin e saj Maqedoni në vend të emrit të saj kushtetues Maqedonia e Veriut.

Ambasadorja e Greqisë në Shkup, Sofia Filipidou, është larguar menjëherë nga ceremonia e inaugurimit në shenjë proteste, shkruan portali, duke shtuar se partia e djathtë VMRO-DPMNE, kandidate e së cilës për president ishte Siljanovska-Davkova dhe e cila fitoi edhe zgjedhjet e fundit parlamentare javën e kaluar, refuzon Marrëveshjen e vitit 2018, e cila parashikon që vendi të mos quhet Maqedoni.

Sipas marrëveshjes historike të Prespës, thuhet në artikull, se është ndryshuar emri dhe Kushtetuta e vendit, duke i mundësuar Maqedonisë së Veriut hyrjen në NATO në vitin 2020 dhe fillimin e procesit të anëtarësimit në BE.

Sipas portalit, kthimi i VMRO-DPMNE-së në pushtet pas shtatë vitesh, pas fitoreve të mëdha në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të javës së kaluar, pritet të komplikojë më tej marrëdhëniet me Greqinë dhe Bullgarinë, si dhe anëtarësimin e vendit në BE.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 12:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?