Popullariteti i Biden bie në nivelin më të ulët në dy vitet e fundit

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 22:56

Popullariteti i Biden bie në nivelin më të ulët në dy vitet e fundit

Popullariteti i Presidentit Joe Biden ra këtë muaj në nivelin më të ulët në dy vjet, një shenjë shqetësuese përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos.

Sondazhi katër-ditor përfundoi të hënën dhe tregoi se vetëm 36% e amerikanëve miratojnë performancën e Biden si president, nga 38% në prill.

Rezultatet e sondazhit janë një shenjë e keqe për Biden, i cili do të përballet në nëntor me republikanin Donald Trump.

Në mbarë vendin, demokrati Biden shënon pothuajse të njëjtat rezultate si Trump në pyetjen se kë do të zgjidhnin votuesit. Por Trump është përpara në shumë sondazhe në shtetet që ka të ngjarë të vendosin fituesin.

Sondazhi i fundit tregon dobësitë e Bidenit, por disa pika të forta. Gjendja e ekonomisë konsiderohet si një çështje kryesore me 23% të të anketuarve që thonë se është problemi më i rëndësishëm i vendit. Rreth 21% e konsiderojnë ekstremizmin politik dhe 13% emigracionin si një çështje kryesore.

Rreth 40% thanë se Trump kishte një politikë më të mirë për ekonominë (30% për Biden), ndërsa pjesa tjetër thanë se nuk e dinin ose nuk iu përgjigjën pyetjes.

Trump kryeson ndjeshëm në emigracionin, me 42% që favorizojnë qasjen e tij dhe 25% favorizojnë politikën e Biden. Ky i fundit është pak më përpara në menaxhimin e ekstremizmit politik (34% kundrejt 30% të Trump-it).

Kur bëhet fjalë për luftërat e huaja dhe terrorizmin, 36% e shohin Trumpin si më të mirë në trajtimin e tyre, ndërsa 29% preferojnë Biden./vizionplus.tv

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 22:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?