Presidentja Siljanovska Davkova realizoi bisedë telefonike me presidentin kroat Zoran Milanoviq

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:47

Presidentja Siljanovska Davkova realizoi bisedë telefonike me presidentin kroat Zoran Milanoviq

Marrëdhëniet dypalëshe janë miqësore, pa çështje të hapura, me dialog të vazhdueshëm politik dhe bashkëpunim konstruktiv, vlerësuan në një bisedë telefonike presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe presidenti kroat Zoran Milanoviq.

Në bisedë, siç njoftoi Kabineti i presidentes, u konfirmua përkushtimi i dy vendeve për thellimin e partneritetit tradicional, si dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, ndërsa presidentja Siljanovska Davkova e falënderoi Kroacinë për mbështetjen parimore të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Siljanovska Davkova dhe Milanoviq, siç thuhet në komunikatë, kanë shkëmbyer mendime për bashkëpunimin rajonal dhe shumëpalësh, për perspektivat evropiane të vendit tonë dhe situatën në rajon.

Në bisedë u bisedua edhe për qëndrimin e komunitetit maqedonas në Kroaci dhe komunitetit kroat në Maqedoni, ku u vlerësua se të drejtat e pakicave në të dyja vendet janë në nivel të lartë dhe se ka gatishmëri të plotë nga të dyja palët për avancimin e tyre të mëtejmë.

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?