Prokuroria del me detaje nga aksidenti në qarkoren e Shkupit, ku vdiq një grua

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Janar, 2025 10:54

Prokuroria del me detaje nga aksidenti në qarkoren e Shkupit, ku vdiq një grua

Nga Prokuroria Publike njoftojnë se prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me ekipet hetimore të MPB-së, mbrëmë kanë kontrolluar vendin e ngjarjes te qarkorja e Shkupit, ku humbi jetën një grua, përcjell TV21.

Nga Prokuroria thonë se është konstatuar se shoferi i veturës nuk ka qenë nën ndikim të alkoolit, ndërsa dyshohet se tashmë e ndjera ka qenë duke ecur në këmbë në autostradë, ose ka rënë nga mbikalimi.

“Po përcaktohen shkaqet dhe rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur ngjarja, por sipas informacioneve fillestare, e ndjera është një grua, e cila ose ka qenë duke ecur në këmbë në autostradë, ose ka rënë nga mbikalimi në rrugë. Në atë moment, në kushtet e natës me dukshmëri të zvogëluar në rrugë, një veturë që lëvizte përgjatë qarkores është përplasur me të. Drejtuesi i veturës menjëherë pas aksidentit i është bërë testi i alkoolit dhe nuk është konstatuar se ai e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. Është dhënë urdhër për obduksion të trupit të së ndjerës, janë mbledhur gjurmë dhe prova materiale të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës. Po intervistohen edhe dëshmitarët okularë të ngjarjes, për të zbardhur të gjitha rrethanat”, thonë nga Prokuroria.

90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Janar, 2025 10:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?