Prokuroria ngre aktakuzë ndaj burrit nga Manastiri që rrahu të dashurën dhe u arratis nga stacioni policor

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Nëntor, 2026 12:15

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj burrit nga Manastiri që rrahu të dashurën dhe u arratis nga stacioni policor

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka ngritur aktakuzë ndaj një burri nga ky qytet, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij dhe më pas, pas arrestimit, është arratisur nga stacioni policor.

I akuzuari ngarkohet për veprën penale “Lëndim trupor”, sipas nenit 130, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, përkatësisht për lëndim të shkaktuar gjatë ushtrimit të dhunës në familje.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 10 nëntor, në shtëpinë e të akuzuarit në Manastir. Pas një mosmarrëveshjeje verbale, ai dyshohet se e ka goditur të dashurën në fytyrë me grushte dhe shuplaka, ndërsa më pas e ka shtrënguar për fyti dhe goje.

Si pasojë e dhunës, viktima ka pësuar lëndime sipërfaqësore trupore, disa mavijosje dhe hematoma.

I akuzuari aktualisht ndodhet në paraburgim tetëditor, i cili përfundon më 25 nëntor. Prokuroria i ka propozuar gjykatës vazhdimin e kësaj mase, duke vlerësuar se ende ekziston rreziku i arratisjes dhe përsëritjes së veprës penale.

“Gjatë procedurës për mbledhjen e provave, ndaj të akuzuarit është caktuar masa e paraburgimit, duke marrë parasysh rreziqet se ai mund të përpiqet t’i shmanget ndjekjes penale dhe të përsërisë sjelljen e dhunshme. Prokuroria mori parasysh edhe informacionet se ai, menjëherë pas ngjarjes, ishte arratisur nga stacioni policor dhe për disa ditë kishte qenë i paarritshëm. Duke vlerësuar se këto rreziqe vazhdojnë të ekzistojnë, prokurori publik, së bashku me aktakuzën, i propozoi gjykatës vazhdimin e paraburgimit”, njoftojnë nga Prokuroria.

Në protestë, nëna rrëfen dhunën ndaj vajzës

Rasti ishte në qendër të vëmendjes edhe gjatë protestës së djeshme kundër dhunës ndaj grave dhe femicidit, të mbajtur para Qeverisë në Shkup.

Në protestë foli Beti Angellovska, nëna e 21-vjeçares së dhunuar, e cila deklaroi se vajza e saj ishte përballur me dhunë nga i njëjti person për një vit të tërë, ndërsa ndaj tij ishte caktuar vetëm paraburgim tetëditor.

“Për disa ditë, dhunuesi do të jetë i lirë dhe kush do ta mbrojë atëherë fëmijën tim? Tetë ditë paraburgim për një vit rrahjeje të një vajze. Kam fotografi të fëmijës tim të rrahur, të cilat do t’i publikoj pasi të përfundojë hetimi. Nuk do të lejoj që ajo të rrihet më kurrë nga ai dhunues. Kërkojmë që të gjithë fëmijët të mbrohen, kjo është detyrë e policisë”, deklaroi Angellovska.

Ndërkohë, sot në orën 12:00 protestë kundër dhunës ndaj grave do të mbahet edhe në Ohër.

Protesta vjen pas rastit të rëndë të 15 nëntorit, kur 31-vjeçari Kristian Koraboski dyshohet se e kishte rrahur deri në humbje të vetëdijes të dashurën e tij 26-vjeçare, Sara Gjorgjieska, dhe më pas e kishte lënë në rrugë. Për këtë rast, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Flaka

36

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Nëntor, 2026 12:15
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
36

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë