Publikohen emrat e anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 19:31

Publikohen emrat e anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar

Emrat e kandidatëve për anëtarë të rinj të kabinetit qeveritar u kompletuan, kur një ditë më parë edhe partia që do të drejtojë koalicionin, VMRO-DPMNE, konfirmoi ekipin e saj.

Ministër i Mbrojtjës do të jetë nënkryetari i partisë Vllado Misajllovski kurse nënkryetari tjetër i saj, Aleksandar Nikollovski do të jetë zv/kryeministër dhe Ministër për Transport. Ministër i Brendshëm do të mbetet ministri i deritanishëm teknik, Pançe Toshkovski. Zv/kryeministër dhe ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive do të jetë Ivan Stoilloviq nga partia serbe në koalicion, kreu i Aerodromit Timço Mucunski do të jetë ministër i Jashtëm dhe për Tregti të Jashtme. Me Financat do të ministrojë Gordana Dimitrievska Koçovska kurse me dikasterin e Ministrisë për Energjetikë, Miniera dhe Lëndë të Para Minerale do të udhëheqë Sanja Bozhinovska. Cvetan Tripunovski do të marrë drejtimin e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave kurse Vaesna Janevska Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ministër për Vetëqeverisje Lokale do të jetë Zllatko Perinski kurse për Kulturë dhe Turizëm dhe të jetë Zoran Lutkov. Kuadri tjetër i VMRO-DPMNE-së Stefan Andonovski do të menaxhojë Ministrinë për Tranformim Dixhital kurse Borko Ristovski do të jetë Ministër për Sport. Partneri i koalicionit të Mickoskit Lupço Dimovski do të jetë zv/kryeministër për Sistem Politik kurse Shaban Saliu do të jetë ministër pa resor, i angazhuar për zbatimin e dekadës së romëve.

VMRO-DPMNE
1. Ministër i Mbrojtjes – Vlladi Misajllovski
2. Ministër për Transport (zv/kryeministër) – Aleksandar Nikollovski
3. Ministër i Punëve të Brendshme – Pançe Toshkovski
4. Ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive (zv/kryeministër) – Ivan Stoillkoviq
5. Ministër për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme – Timço Mucunski
6. Ministër i Financave – Gordana Dimitrieska Koçovska
7. Ministër i Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale – Sanja Bozhinovska
8. Ministër për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave – Cvetan Tripunovski
9. Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Vesna Janevska
10. Ministër për Vetëqeverisje Lokale – Zllatko Perinski
11. Ministër për Kulturë dhe Turizëm – Zoran Lutkov
12. Ministër për Transformim Dixhital – Stefan Andonovski
13. Ministër për Sport – Borko Ristovski
14. Zv/kryeministër për Sistem politik – Lupço Dimovski
15. Ministër pa resor, për zbatimin e dekadës së romëve – Shaban Saliu

Koalicioni VLEN do të ketë gjashtë ministra në kabinet dhe emrat e tyre tashmë janë konfirmuar nga partitë. Izet Mexhiti do të jetë zv/kryeministër i parë dhe ministër për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Arben Taravari do të rikthehet në postin e ministrit të Shëndetësisë, Orhan Murtezani do të jetë ministër për Çështje Evropiane, Fatmir Limani, ministër për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj kurse Besat Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës. Arben Fetai do të jetë Zv/kryeministër përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë dhe transparencë.

VLEN
1. Ministër për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor (zv/kryeministër i parë) – Izet Mexhiti
2. Ministër i Shëndetësisë – Arben Taravari
3. Ministër për Çështje Evropiane – Orhan Murtezani
4. Ministër për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj – Fatmir Limani
5. Ministër i Ekonomisë dhe Punës – Besar Durmishi
6. Zv/kryeministër përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë dhe transparencë, Arben Fetai

Edhe partia e Maksim Dimitrievskit, ZNAM, ka konfirmuar kandidatët e saj. Ministër i ardhshëm i Drejtësisë do të jetë Igor Filkov kurse ministër për Administratë Publikë do të jetë Goran Minçev.

ZNAM
7. Ministër i Drejtësisë – Igor Filkov
8. Ministër për Administratë Publike – Goran Minçev

Alsat.mk

125
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
125
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?