Putin do të takojë presidentin iranian teksa krizës në Lindje të Mesme nuk i shihet fundi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 22:16

Putin do të takojë presidentin iranian teksa krizës në Lindje të Mesme nuk i shihet fundi

Presidenti rus, Vladimir Putin, planifikon të takohet me homologun e tij iranian, Masud Pezeshkian këtë javë, teksa rriten shqetësimet se kriza në Lindje të Mesme mund të dalë jashtë kontrollit.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar këshilltarin e presidentit Putin, Yury Ushakov, të ketë thënë se dy liderët do të takohen në kryeqytetin turkmen, Ashgabat, më 11 tetor.

Ushakov ka thënë se Putin planifikon të diskutojë me Pezeshkianin edhe në samitin BRICS që do të mbahet në qytetin rus, Kazan, më 22-24 tetor.

Në këto njoftime është sinjalizuar vazhdimi i bashkëpunimit në mes të të dyja vendeve, teksa krizës në Lindje të Mesme nuk i shihet fundi.

Ushakov nuk ka dhënë më shumë hollësi për takimet, por vetëm që Putin nuk ka plan të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, sa i përket përshkallëzimit të situatës në rajon.

Mosplanifikimi i një takimi me Netanyahun sugjeron se fokusi aktual diplomatik i Rusisë mund të jetë më i lidhur me partneritetet në kuadër të kornizës së BRICS-it, që përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut.

Izraeli e ka shënuar të hënën përvjetorin e parë të sulmeve të Hamasit në tokën izraelite, si pasojë e të cilave janë vrarë më shumë se 1.200 njerëz dhe janë marrë peng rreth 250 të tjerë.

Ushtria izraelite ka nisur më pas fushatë ushtarake në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të Hamasit.

Aktualisht, ushtria izraelite është duke kryer sulme ajrore edhe në Bejrut, me qëllim të shkatërrimit të grupit tjetër militant, Hezbollah.

Hamasi është grup i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Hezbollahu është i shpallur grup terrorist prej Shteteve të Bashkuara, derisa BE-ja e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë politike.

Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Si Hamasi, ashtu edhe Hezbollahu gëzojnë mbështetjn e Iranit.

107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 22:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?