Qarkullimi në rrugët shtetërore pa pengesa, por me kujdes nga rrëshqitjet e dheut
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, por në disa segmente rrugore ka lagështi në asfalt, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Nga ndërmarrja „Stenton Gradba“ SHPK Manastir bëjnë të ditur se nga 17 nëntori 2026, në rrugën rajonale R1208, në segmentin Kalishtë–Radozhdë, pranë lokalitetit Elen Kamen, është vendosur regjim i alternuar i qarkullimit. Automjetet kalojnë në mënyrë të alternuar në të dy drejtimet, përmes një korsie të përbashkët të lirë.
Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga 15 nëntori 2026 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky detyrim do të jetë në fuqi deri më 15 mars 2027.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë me kushtet e rrugës, respektimin e sinjalistikës dhe kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë lumenjve dhe në gryka malore, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut dhe rënies së gurëve.
Kujdes i veçantë kërkohet në segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.
Flaka















