Qëlloi me 5 plumba kryeministrin sllovak, agresori pendohet dhe i kërkon falje: Nuk doja ta vrisja, por ta plagosja

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 22:34

Qëlloi me 5 plumba kryeministrin sllovak, agresori pendohet dhe i kërkon falje: Nuk doja ta vrisja, por ta plagosja

Agresori i kryeministrit sllovak Robert Fico, Juraj Cintula, ka pranuar se ka qëlluar në drejtim të kryeministrit më 15 maj dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda, por ka deklaruar se nuk ka tentuar ta vrasë kreun e qeverisë, por ka dashur “thjesht ta plagosë”.

Mediat në Sllovaki publikuan shpjegimin e vendimit me të cilin gjykata urdhëroi ndalimin e Cintulas të shtunën, në të cilin thuhet se ai tha se atij i vinte keq dhe i kërkoi falje kryeministrit.

“Ai e kupton se ka vepruar në mënyrë të papranueshme, se nuk është dashur ta lëndojë Ficon. Askush tjetër nuk e dinte se çfarë po planifikonte”, thuhet në shpjegimin e vendimit të Gjykatës Speciale Penale në Pezinok.

Ai tha se ka vendosur të shkojë në Handlova kur ka mësuar se atje do të mbahet mbledhja e qeverisë sllovake, me politikën e së cilës ai nuk është dakord.

Në atentatin e para disa ditëve Fico pësoi lëndime të rënda në stomak dhe në gjymtyrë. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Banska Bistrica në gjendje kritike dhe iu nënshtrua dy operacioneve, ndërsa tani ndodhet në gjendje të qendrueshme.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 22:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?