Qëndrime të ndryshme rreth idesë për ndryshimin e stemës shtetërore!

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shkurt, 2025 23:54

Qëndrime të ndryshme rreth idesë për ndryshimin e stemës shtetërore!

Ka pasur qëndrime të ndryshme rreth idesë për ndryshimin e stemës shtetërore. Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski dje në deklaratën për media deklaroi se partitë e koalicionit qeveritar VMRO-DMPNE dhe VLEN-i e kanë hapur çështjen për ndryshimin e stemës shtetërore, shkruan Flaka

“Ne këtë çështje e kemi hapur. Ne jemi një nga dy vendet postsocialiste që ende e kemi stemën e vjetër shtetërore me disa modifikime të vogla”, ka thënë Mickoski.

Kryeministri kujtoi se marrëveshje për ndryshimin e stemës shtetërore ka pasur edhe mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së kur ata ishin bashkë në qeveri.

Por kështu nuk mendon lideri i opozitës maqedonase, Venko Filipçe.

“Ne besojmë se stema shtetërore në mënyrë adekuate dhe heraldike pasqyron të gjitha karakteristikat e këtij nënqielli. Është i qartë kontinuteti dhe përfitimi nga Lufta nacionalçlirimtare dhe antifashiste. Nuk ka asnjë ndarje etnike dhe nëse ka një iniciativë të tillë, me të gjitha mjetet demokratike do të kundërshtojmë ashpër ndryshimin e stemës shtetërore”, deklaroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe.

I pyetur si është qëndrimi i LSDM-së për ndryshimin e stemës shtetërore, Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për media në selinë e partisë, tha se ky është një nga propozimet e paparalajmëruara dhe të planifikuara të VMRO-DPMNE-së që përsëritet nga e kaluara.

“Ky është një propozim që tani po përsëritet. Të rikujtoj se ky propozim ishte vënë në tavolinë para disa vitesh, gjatë qeverisë së kaluar, kur VMRO-DPMNE ishte në koalicion me BDI-në. Atëherë, ishte brenda një pako masash që duhej të miratoheshin. Konkretisht besoj se dilema e parë që shtrohet është nëse ndoshta brenda koalicionit me VLEN-in, duke dhënë këtë propozim për ndryshimin e stemës shtetërore, nuk diskutohet edhe për ndryshimin e himnit. Edhe kjo është diçka që VMRO-DPMNE duhet të përgjigjet”, tha Filipçe.

Sakaq, Bilal Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa, ka shprehur mbështetje për ndryshimin e Kushtetutës dhe simboleve shtetërore

Kasami shpreh bindjen që ndryshimi i simboleve duhet të pasqyrojë orientimin aktual të Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian dhe është i gatshëm të diskutojë amendamente kushtetuese në këtë drejtim.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë një paketë amendamentesh kushtetuese, ku në vend të trashëgimisë së sistemit të mëparshëm, do të pasqyrohet orientimi aktual i vendit drejt Bashkimit Evropian. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë, duke u siguruar që do të jetë një proces publik dhe transparent” – deklaroi Kasami.

Ndërkohë, një propozim tjetër ka ardhur nga Partia Liberal Demokratike, e cila ka sugjeruar që rrëqebulli të vendoset në stemën e re si simbol i veçantë, karakteristik për vendin.

Është një simbol që në asnjë mënyrë nuk do t’i ngjajë asnjë vendi fqinj dhe nuk do të krijojë probleme. Vetëm veçantia, veçoria, risia, freskia, e ardhmja dhe mbrojtja e vetes është e pranueshme – siç është rrëqebulli i Ballkanit, i cili e ka origjinën nga Mali Sharr, është kafshë e rrallë dhe e mbrojtur dhe është një nga simbolet tona kombëtare shtetërore”, thonë nga PLD. Flaka Media

273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shkurt, 2025 23:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?