Qeveria e Malit të Zi s’pajtohet me Kurtin për Asociacionin: Duhej të dëgjohej kërkesa e ndërkombëtarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2024 08:13

Qeveria e Malit të Zi s’pajtohet me Kurtin për Asociacionin: Duhej të dëgjohej kërkesa e ndërkombëtarëve

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me Asociacionin.

Ai është shprehur se Kosova si shtet prej që ekziston ka bërë disa marrëveshje në të cilat është obliguar për Asociacionin.

Gjeloshaj tha se për të është pakuptimtë që Kosova të mbetet e paintegruar apo e paanëtarësuar për një çështje e cila sipas tij, është pranuar.

“Di se Kosova si shtet prej që ekziston ka bërë disa marrëveshje në të cilat është obliguar për Asociacionin, me marrëveshje, jo vetëm përpara, por edhe marrëveshjen e Ohrit, është përcaktuar që Asociacioni është pjesë e asaj marrëveshje. Me lënë Kosovën pa u integruar apo pa u anëtarësuar për një çështje e cila është pranuar, për mua është e pakuptimtë”, tha ai.

Duke folur edhe tutje për këtë çështje, Gjeloshaj u shpreh se do të duhej të dëgjohej kërkesa e ndërkombëtarëve, përcjell Klankosova.

“Në qoftëse Asociacioni është pranuar me marrëveshje të Ohrit, me marrëveshje të Brukselit edhe është kërkesë e partnerëve strategjikë për ta realizuar edhe nëse mosrealizimi i tij e ndalë avancimin në organizatat ndërkombëtare, unë mendoj që po”.

“Në qoftëse sidomos nëse na thonë amerikanë, Bashkësia Ndërkombëtare, të cilët na e kanë bërë Kosovën të lirë dhe shtet të pavarur, unë mendoj që ne duhet ta përcjellim atë linjë dhe që Kosova të avancojë në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh tutje ai.

99
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2024 08:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
99
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?