Qeveria nuk i ka menaxhuar në mënyrë efikase objektet që janë pronë shtetërore

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 21:40 Përditësuar

Qeveria nuk i ka menaxhuar në mënyrë efikase objektet që janë pronë shtetërore

Enti Shtetëror i Revizionit në Maqedoninë e Veriut ka hulumtuarit shfrytëzimin e pronës së paluajtshme që është në pronësi shtetërore, duke vlerësuar se ato objekte janë shfrytëzuar në mënyrë joefikase, transmeton Portalb.mk.

“Me revizion është vlerësuar se rregullativa aktuale ligjore, masat dhe aktivitetet e marra nga Qeveria dhe institucionet tjera përkatëse, nuk mundësojnë menaxhim dhe ekonomizim efikas të pronës ë paluajtshme shtetërore – objektet afariste dhe banesore të shtetit”, raportoi Enti Shtetëror i Revizionit.

Revizioni në hulumtimin me temë “Menaxhimi me pronën shtetërore” theksoi që rregulativa ligjore nuk jep kushte, ndërsa aktivitetet e institucioneve nuk japin kushte.

“Rregullatorja ekzistuese ligjore ka krijuar një sistem me kompetenca të kufizuara ndërmjet institucioneve në raport me vendimmarrjen, menaxhimin, qasjen dhe regjistrimin e pronës së paluajtshme shtetërore”, vlerësoi Revizioni.

Në hulumtim theksohet që Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka krijuarn donjë strategji kombëtarë për menaxhimin e këtyre pronave. Kështu nuk është parashikuar ndonjë regjistrim i centralizuar i pronës së paluajtshme shtetërore.

Revizioni raportoi që nnga hulumtimi në nëntë minitris, nga gjithsej 1 214 objekte që i përdorin, për 212 objekte nuk ka as vendim të Qeverisë për përdorim, ndërsa vetëm 49 përqin e objekteve që pëërdoren janë të regjistruara.

Katër ministri që janë përfshirë në hulumtim, kanë shprehur ndevojën për hapësira shtesë, ndërkohë tri ministri kanë objekte që nuk i shfrytëzojnë. Vetëm për nevojat e dy ministrive gjatë katër viteve të fundit, shteti ka shpenzuar rreth 779 mijë euro për qira të objekteve.

121
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 21:40 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
121
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?