Qeveria e re/ Mickoski synon shumicën prej 2/3 në Kuvend?!

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 19:36

Qeveria e re/ Mickoski synon shumicën prej 2/3 në Kuvend?!

Grupet e punës së VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN vazhdojnë negociatat për Qeverinë e re, kurse VMRO-DPMNE, sic thonë, në këto negociata hynë me 61 deputet, respektivisht me shumicë të siguruar në Kuvend.  

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dje theksoi se krahas 58 deputetëve të koalicionit, kanë konsoliduar 61 deputetë kurse negociatat me koalicionin VLEN shkojnë në drejtim të duhur.

Por, Mickoski nuk dha detaje se cilët janë 3 deputetët që kanë ndryshuar “ngjyrat” partiake.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për deputetë të Partisë së Re SocialDemokrate dhe të Partisë Liberal-Demokrate, që ishin pjesë të koalicionit parazgjedhor “Për të ardhmen evropiane” që udhëhiqej nga LSDM-ja. Këto dy parti fituan katër mandate deputetësh.

VMRO-DPMNE aktualisht ka 58 deputetë, me 13 të VLEN-it dhe tre për të cilët thotë se janë bërë pjesë e VMRO-DPMNE-së, do të kishte 74 deputetë.

Nëse koalicionit qeveritar I bashkangjitet edhe Lëvizja “Znam” e Maksim Dimitrievskit me 6 deputetë, atëherë ky koalicion qeveritar do ta kishte edhe shumicën prej 2/3, shumicë të cilën e kërkoi Mickoski për të bërë ndryshime kyçe për funksionimin e ekzekutivit, sic është ulja e numrit të ministrive.

Grupet e punës VMRO-VLEN në takimin e parë, janë dakorduar që të respektohen parimet e veprimit – dinamizimi i përshpejtuar drejt integrimeve evropiane, lufta e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit dhe reformat ekonomike për standard më të lartë të jetës. /tvklan.mk/

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 19:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?