Qeveria e re, pranim-dorëzimi i posteve ministrore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 18:58

Qeveria e re, pranim-dorëzimi i posteve ministrore

Ministrat e kabinetit të ri qeveritar bënë pranimin e detyrës. Arben Taravari nga koalicioni VLEN mori detyrën e ministrit të Shëndetësisë, ndërsa ditën e parë të punës e nisi me vizitën në klinikat kirurgjikale në Qendrën Klinike, ku prej më shumë se një muaj ka problem me stacionin kryesor të kompresorit, prandaj sallat e operacionit funksionojnë me kompresorë të jashtëm. Taravari tha se brenda javës do të kumtojnë për mënyrën e gjetjes së zgjidhjes së këtij problemi.

“Në disa salla të operimit nuk ka fare erë, këtë ma thanë drejtorët. Në disa, posaçërisht në kirurgjinë abdominale e ndjejnë një erë. Për këtë arsye anesteziologët nuk lejojnë të funksionojë me sistemin qendrorë të kompresorit. Unë pres raport, këto ditë nesër apo pasnesër nga analizat që janë bërë dhe jam i interesuar se si më shpejt ta zgjidhim problemin. Më duhen disa ditë që të sjell vendim definitiv nëse vendosim për zgjidhje të shpejt të problemit me blerjen e re dhe instalimin e tërësisht sistemit të ri apo kjo që është do të mund të rregullohet. Deri të premten shpresoj t’ju tregoj se çfarë vendimi do të marrim si Ministri e Shëndetësisë.”, – deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Me këtë rast, Taravari njoftoi se ka dhënë urdhër për shkarkimin e UD drejtorëve organizativ në klinika. Sot shkarkohen 7 apo 8 prej tyre, ndërsa të tjerët që kanë mandat do të iniciohen ndryshime të Ligjit. Qëllimi është që drejtorët ekonomikë të mos ekzistojnë më si kategori e Qendrës Klinike dhe më së voni brenda një viti të shkrihet në një njësi.

Pas votimit të Qeverisë se re, postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Ekologjisë e mori edhe Izet Mexhiti nga VLEN-i. Ai u zotua se do të jetë bashkë me qytetarët dhe me sektorin civil për çdo nismë në të mirë të përgjithshme.

“Zotohem që në të ardhmen Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të propozojë dhe zbatojë politika për përmirësimin e ambientit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve si prioritet absolut i yni.”, ka shkruar Mexhiti në Fejsbuk.

Nga radhët e koalicionit VLEN është edhe ministri i ri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ndërsa Ministrinë për Eurointegrime do ta udhëheqë Orhan Murtezani. Fatmir Limani pranoi detyrën e ministrit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini; Arben Fetai, zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, ministër i ri i Mbrojtjes është Vllado Misajllovski, i cili mori postin nga zëvendësministri i mëparshëm i Mbrojtjes nga radhët e ASh-së, Tiron Jajaga.

“Zotohem se do të punoj në përforcimin e reputacionit ndërkombëtar dhe pozitën e shtetit. Premtoj kthimin e dinjitetit të Armatës. Premtoj investime në pajisje të reja në infrastrukturë, resurse njerëzore. Prioritet do të jetë aktivizimi i të gjitha resurseve në shtet në funksion të mbrojtjes së interesave tona nacionale dhe shtetërore.”, – theksoi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.

Njeriu i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme është Pançe Toshkovski, i cili këtë funksion e ka kryer edhe gjatë Qeverisë Teknike. Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme është Timço Mucunski. Ministrinë e Financave do ta udhëheqë Gordana Dimitrieska Koçoska; ministër i Transportit, Aleksandar Nikolovski, ndërsa me Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale. Ministri i deritanishëm, Risto Penov ia dorëzoi postin ministrit të ri Zllatko Perinski. Ministre për Arsim dhe Shkencë është Vesna Janevska. Goran Minçev nga Lëvizja “Për Maqedoninë tonë” është ministri i ri i Administratës Publike, ndërsa nga radhët të Lëvizjes “E di” të Maksim Dimitrievskit është edhe njeriu i parë i Ministrisë së Drejtësisë, Igor Fillkov.

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 18:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?