Qeveria: Mickoski theu tezën se punon kundër shqiptarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Dhjetor, 2024 10:00

Qeveria: Mickoski theu tezën se punon kundër shqiptarëve

Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin Click Plus në Televizionin 21, u pyet nga të ftuarit se si i komenton kritikat e kundërshtarëve politikë se ai udhëheq politikë antishqiptare dhe se është shumë më pak i interesuar për çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët etnikë në Maqedoni sipas modelit të së kaluarës “nga Grupçini e tutje”, kumtojnë nga qeveria.

Interesi im është rreth 26 mijë kilometra katrorë territor e të gjithë vendit. E mbështes me vepra.  Si kryetar i Qeverisë, ato 250 milionë euro që duhet të shkojnë për komunat shkojnë me të njëjtat kritere në Shtip dhe Tetovë dhe në Karbinci e Bogovinë, dhe në Radovish e Strumicë dhe në Gostivar e Kërçovë. 

Jo vetëm që nuk i ndajmë komunat dhe projektet etnikisht, por u themi kryetarëve të komunave të bëjnë projekte. Siç do t’i bëni ju, ashtu ne do t’i financojmë – u përgjigj Mickoski.

Kryeministri theksoi se në punën dhe mbështetjen e Qeverisë asnjëherë nuk është bërë dallim nëse bëhet fjalë për kryetarë komunash nga BDI, VLEN, VMRO-DPMNE apo LSDM.

Ne kemi ndarë 25 milionë euro nga buxheti për financimin e Universitetit Nënë Tereza. A e dini sa jam sulmuar nga kolegët e mi nga Universiteti i Shkupit? A e dini sa goditje më kanë shkaktuar kolegët e mi nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi? Apo nuk i intereson askujt, sepse nuk ndahet në atë mikrokozmos? Këtu do t’ju jap disa shembuj. 

Në Ministrinë e Mjedisit Jetësor kanë ngecur projektet për  tubacionet e ujit dhe kanalizimet. Pse? Sepse shumica e kryetarëve të komunave janë trajtuar si të përjashtuar nga qeveria e kaluar, sepse ishin të VMRO-DPMNE-së. Izeti nuk tha se nuk u jep këtyre nga BDI. 

Njeriu doli dhe tha që të gjithë të konkurroni dhe të gjithë do të fitoni – tha Kryeministri Hristijan Mickoski dhe shtoi se në mbledhjen të Qeverisë nuk është miratuar asnjë vendim me mbivotim, por me diskutim dhe konsensus të ndërsjellë.

Në anën tjetër, sipas Kryeministrit Mickoski, BDI po luan me kartën e polarizimit etnik dhe kjo është shumë e gabuar, sepse nuk kanë fjalë për atë që kanë realizuar në 20 vitet e fundit në ekonomi, arsim apo shëndetësi.

Kjo Qeveri nuk është një Qeveri për të poshtëruar dikë dhe për të lavdëruar një tjetër. Kjo është një Qeveri që duhet t’u sigurojë qytetarëve një jetë më të mirë pavarësisht përkatësisë etnike – tha Mickoski dhe shtoi se në këto 6 muaj nga zero mendim pozitiv për të tek shqiptarët, tani ajo përqindje është 25%, thonë nga qeveria. Flaka Media

408

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Dhjetor, 2024 10:00
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
408

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë