Qeveria: Për dhunën nevojitet bashkëpunim, mbrojtja e viktimave duhet të jetë në fokus
Qeveria e Maqedonisë së Veriut thotë se tashmë po punon për përmirësimin e zgjidhjeve ekzistuese në përballjen me dhunën, ndërsa institucionet kompetente po ndërmarrin masa në kuadër të përgjegjësive të tyre.
Nga Qeveria theksojnë se në këtë proces është i rëndësishëm edhe kontributi i ekspertëve dhe i organizatave që punojnë çdo ditë me viktimat e dhunës.
“Qeveria tashmë punon në përmirësimin e zgjidhjeve ekzistuese, ndërsa institucionet kompetente ndërmarrin masa në kuadër të kompetencave të tyre”, thuhet në qëndrimin e Qeverisë.
Njëkohësisht, nga atje vlerësojnë se për shkak të ndjeshmërisë së temës, debati publik duhet të zhvillohet me përgjegjësi të veçantë.
“Konsiderojmë se për një temë kaq të ndjeshme, debati publik duhet të zhvillohet me përgjegjësi të veçantë”, theksojnë nga Qeveria.
Sipas Qeverisë, përfshirja e mesazheve partiake në debatin për dhunën mund ta vështirësojë bashkëpunimin mes palëve, i cili është i domosdoshëm për mbështetjen e viktimave.
“Mesazhet e dallueshme partiake në debatin për dhunën e vështirësojnë bashkëpunimin për të cilin kanë nevojë viktimat, ndërsa narrativi politik e largon vëmendjen nga çështja që duhet të jetë në qendër të vëmendjes – mbrojtja e viktimave”, thuhet në reagimin e Qeverisë.
Flaka















