QMK: Priten reshje të rrëmbyeshme shiu – Mundësi për përmbytje dhe derdhje të lumejve!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 19:46

QMK: Priten reshje të rrëmbyeshme shiu – Mundësi për përmbytje dhe derdhje të lumejve!

Nëse realizohen parashikimet dhe reshjet janë intensive, në territore të vogla dhe për një kohë të shkurtër, janë të mundura probleme lokale dhe derdhje lokale të rrjedhjave më të vogla ujore dhe pellgjet kulluese në skajet ekstreme perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, veçanërisht ato që vijnë nga masivet malore të Malit Sharr, Korabit dhe Deshatit, Stogovës dhe Karaormanit, Bistrës dhe Jabllanicës, paralajmëron QMK.

Thekson edhe se nëse reshjet janë vërshuese dhe të koncentruara në vendbanimet urbane, Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Ohër, janë të mundura probleme urbane lokale për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të rrjetit të drenazhimit atmosferik.

“Në lumenjtë më të mëdhenj pritet rritje e nivelit të ujit, por nuk ka rrezik që uji të dalë nga shtretërit e tyre. Paralajmërojmë lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve më të vegjël dhe zonave të thata, veçanërisht në zonat perëndimore dhe veriperëndimore të vendit gjatë orëve të mbrëmjes, si dhe gjatë natës në vijim. DPHM bën të ditur se nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, duke filluar nga orët e mbrëmjes, si dhe gjatë natës priten reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Reshjet pritet të jenë më të shumta në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore, ku gjatë natës sipas modeleve parashikuese pritet të bien mbi 40 litra shi për metër katror”, thekson QMK. /MIA/

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 19:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?