Ramadani: Vendimi i Gjykatës nuk pasqyron realitetin e procesit demokratik 

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 15:59

Ramadani: Vendimi i Gjykatës nuk pasqyron realitetin e procesit demokratik 

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore të Tetovës. Ramadani ka shkruar se ky vendim, i bazuar në interpretime të njëanshme dhe të shtrembëruara të provave, nuk pasqyron realitetin e procesit demokratik dhe të vërtetën që ne e kemi dëshmuar me dokumente autentike e të noterizuara.

“Arben Taravari është dhe do të mbetet kryetari legjitim i Aleancës për Shqiptarët, një fakt i pamohueshëm dhe i mbështetur nga shumica absolute e anëtarëve të partisë sonë. Ne kemi besim të plotë te drejtësia dhe te Gjykata e Apelit  si instanca e fundit gjyqësore për këtë çështje. Jemi të bindur se ky institucion do të respektojë ligjin, të vërtetën dhe vullnetin e anëtarësisë sonë duke vulosur përfundimisht të drejtën e Arben Taravarit si udhëheqës legjitim i Aleancës për Shqiptarët”, ka shkruar Taravari.

Aleanca për Shqiptarët, siç ka shkruar Ramadani, mbetet e bashkuar, e fortë dhe e palëkundur në përpjekjet e saj për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. 

“Drejtësia vonon, por kurrë nuk harron”, nënvizoi Ramadani.

271
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 15:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
271
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?