Republikanët, 100 milionë dollarë për reklama në mbështetje të fushatës së ish-presidentit Trump

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 22:57

Republikanët, 100 milionë dollarë për reklama në mbështetje të fushatës së ish-presidentit Trump

Një grup i madh donatorësh që mbështet kandidatin e pritshëm republikan presidencial Donald Trump, grumbulloi afro 70 milionë dollarë fonde muajin e kaluar dhe planifikon të shpenzojë 100 milionë dollarë për reklama gjatë verës në shtetet vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, sipas një dokumenti që e ka parë agjencia Reuters.

Dokumenti i 4 qershorit, i hartuar nga shefi ekzekutiv i grupit MAGA Inc. Taylor Budowich, detajon planet për shtetet e Pensilvanisë, Xhorxhias, Nevadës dhe Arizonës – ku ish-presidenti Trump humbi në vitin 2020 ndaj Presidentit të Shteteve Bashkuara, demokratit Joe Biden, por ku disa sondazhe tregojnë se zoti Trump kryeson para zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Zoti Budowich e vë theksin në veçanti tek shteti i Xhorxhias si “mundësia më e mirë” për zotin Trump që të sigurojë votat e nevojshme të kolegjit elektoral.

Grupi politik republikan tha se do të punonte për të dobësuar shanset e Presidentit Biden për fitore në zgjedhjet presidenciale, si në nivel gjeografik ashtu edhe atë demografik.

Sipas dokumentit të hartuar nga zoti Budowich ka pasur një rritje të mbështetjes së zotit Trump në mesin e votuesve afrikano-amerikanë, votuesve hispanikë meshkuj dhe votueseve të bardha femra në zonat e periferisë.

“Ky ndryshim nuk është vetëm i ndjeshëm në planin statistikor, por përbën gjithashtu një krizë ekzistenciale për ekipin (presidentit) Biden”, thuhet në dokument.

Sipas një sondazhi të kryer në maj nga agjencia Reuters dhe organizata e sondazheve Ipsos, Presidenti Biden po humb mbështetje mes votuesve pa arsim të lartë, një grup i gjerë që përfshin afrikano-amerikanë, gra hispanike, votues të rinj dhe gratë në zonat periferike.

Ekipi elektoral i zotit Bidenit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Kontributet e konsiderueshme të mbledhura në maj nga MAGA Inc. tregojnë përmirësimin e ndjeshëm të aftësive për të grumbulluar fonde nga ekipi i zotit Trump, pasi fillimisht ishte në disavantazh në këtë drejtim ndaj zotit Biden. Në prill, ish-presidenti Trump grumbulloi për herë të parë më shumë fonde sesa zoti Biden që kur filloi fushata, falë disa aktiviteteve madhore në shkallë kombëtare.

Donatorët e fuqishëm republikanë kanë konsoliduar gjithashtu mbështetjen ndaj zotit Trump pasi ai u shpall fajtor për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit, në një skemë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016.

Ata kanë premtuar të japin miliona dollarë për amerikanin e parë që shpallen fajtor që kandidon për Shtëpinë e Bardhë.

Fushata e zotit Trump dhe Komiteti Kombëtar Republikan thanë të hënën se kishin grumbulluar 141 milionë dollarë në maj, gati dyfishi i shumës së mbledhur një muaj më herët./voa/

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 22:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?