Rigjykim për spitalin modular, familjarët presin drejtësi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 19:11

Rigjykim për spitalin modular, familjarët presin drejtësi

Për dy ditë do të fillojë rigjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona.

Gjykimi i parë përfundoi pa dënime me burg, ish-drejtorët e spitalit Florin Besimi dhe Artan Etemi morën dënime me kusht me 18 muaj burg për veprën penale “shkaktim i rrezikut publik”, ndërsa mjeku kujdestar Boban Vuçevski u lirua nga akuzat për veprën penale “mosveprim sipas protokolleve shëndetësore”.

Për të njëjtën vepër, Spitali klinik i Tetovës është shpallur i pafajshëm, por si subjekt juridik u dënua me gjobë në shumë prej një milion denarë për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Mirëpo, Apeli i Gostivarit në prill të këtij viti e hodhi poshtë aktgjykimin e shkallës së parë të gjykatësit Jordan Vellkovski dhe e ktheu rastin në rigjykim.

“Mungesa e arsyeve për faktet vendimtare e bën aktgjykimin e ankimuar të paqartë, të pakuptueshëm dhe të papërshtatshëm për shqyrtim të plotë për nga korrektësia, gjë që me të drejtë theksohet në ankesat e deklaruara të të akuzuarve”, njoftojnë nga Gjykata e Apelit, Gostivar.

Familjarët e viktimave shpresojnë se me rigjykimin do të mund të përcaktohet përgjegjësia.

Edhe në rigjykim gjykatës është Jordan Vellkovski, ndërsa këtë herë në ulësen e të akuzuarve do të ulen ish drejtori i spitalit Florin Besimi dhe ish drejtori ekonomik Artan Etemi. Për mjekun Boban Vuçevski, Apeli e konfirmoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe lirohet nga ndjekja e mëtutjeshme penale. Akuza sërish vlen për Spitalin klinik të Tetovës si subjekt juridik.

Më 8 shtator 2021, nga zjarri që përfshiu spitalin modular humbën jetën 14 persona të trajtuar nga Covid dhe anëtarë të familjeve të tyre kurse hetimi i prokurorisë në bashkëpunim me ekspertë nga Gjermania rezultoi se zjarri është shkaktuar nga qark i shkurtër i kabllos vazhduese. Procesi i parë gjyqësor zgjati 10 muaj. /Alsat.mk

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 19:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?