Rita Ora shfaq barkun e saj të tonifikuar në një video, përmes së cilës paralajmëron këngën e saj të re këtë verë

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 20:04

Rita Ora shfaq barkun e saj të tonifikuar në një video, përmes së cilës paralajmëron këngën e saj të re këtë verë

Rita Ora tregoi fizikun e saj në top formë ndërsa ndau me fansat një pjesë të këngës së saj më të fundit të mërkurën.

Këngëtarja 33 vjeçare u shfaq duke vallëzuar në një studio bosh ndërsa i dha fansave një paraqitje të këngës së saj të re “Ask And You Shall Receive”, shkruan DailyMail.

Rita, e cila vitin e kaluar lansoi albumin e saj më të fundit “You & I”, vuri në pah abdomenin e saj të tonifikuar në një bluzë sportive të kuqe të ndritshme.

Interpretuesja e hitit “How To Be Lonely” veshi gjithashtu një palë pantallona sportive të bardha dhe një palë atlete të kuqe.

Duke e lënë flokët e saj të gjatë të bien lirshëm mbi supe, Rita plotësoi dukjen e saj me një kapelë blu dhe syze dielli me kornizë të verdhë.

Ndërsa mbante një shkop bejsbolli, këngëtarja tregoi një shfaqje të animuar ndërsa imitoi tekstin e këngës së ardhshme. Në mbishkrimin e videos, ajo shkroi: “Gjendja: Kur lëshon një këngë të re që do të dëgjohet përsëritur gjithë verën”.

Jashtë karrierës së saj si këngëtare, Rita vazhdon të shijojë suksesin e markës së saj të re të flokëve “Typebea”, të cilën e lansoi në Sydney muajin e kaluar me eksperten e flokëve australiane, Anna Lahey. “Typebea” prodhon shampo dhe krema standarde, por gjithashtu edhe ‘peptidë nxitëse natën’ dhe ‘trajtim me hydra-gloss’.

Rita njoftoi aventurën e saj të re në prill dhe zbuloi se themelimi i kësaj marke ka qenë prej tri vitesh në zhvillim.

Ajo shkroi në Instagram atë kohë: “Jam shumë e emocionuar që në fund të fundit ju njoftoj një pasion të madh timin, ‘Typebea’, kujdesin e lartë të performancës për të gjitha llojet e flokëve që kam krijuar me Anna Lahey. ‘Marrëdhënia që kemi me flokët tanë është shumë personale. Për mua është një pjesë e madhe e identitetit, krijimtarisë dhe besimit tim’.

“Gjatë karrierës sime, kam pasur pothuajse çdo ngjyrë dhe stil flokësh. Flokët e mi janë zbardhur, kam pasur ekstensione, i kam prerë shkurt. Por tani mund të them që flokët e mi janë më të shëndetshëm se kurrë. Nuk mund të pres që ta ndaj këtë me ju”, tha Rita. /Telegrafi/

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 20:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?