RMV: Mish sa për t’i kruar dhëmbët!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 20:35

RMV: Mish sa për t’i kruar dhëmbët!

Grafiku i EUROSTAT-it e liston Maqedoninë ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për mish në Ballkan dhe në Europë. Më pak se ne shpenzon vetëm Turqia me 258 euro për frymë, Shqipëria me rreth 385 euro, Bullgaria me 300 euro, Polonia me 329 euro, Hungaria me 339 euro Bosnja me 370 euro dhe Serbia me 390 euro

Një qytetar i Maqedonisë së Veriut harxhoi mesatarisht gjatë vitit 2023 rreth 265 euro për konsumin e mishit me një rritje të shpenzimeve me gati 12% në raport me 2022, sipas llogarive të EUROSTAT-it mbi komponentët e konsumit të Europë. Grafiku i EUROSTAT-it e liston Maqedoninë ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për mish në Ballkan dhe në Europë. Më pak se ne shpenzon vetëm Turqia me 258 euro për frymë, Shqipëria me rreth 385 euro, Bullgaria me 300 euro, Polonia me 329 euro, Hungaria me 339 euro Bosnja me 370 euro dhe Serbia me 390 euro, shkruan gazeta KOHA.

Në krahun tjetër shpenzimet më të larta për mish në Europë janë Luksemburg ku shpenzohen 790 euro në vit për frymë. Më tej në renditje ne Islanda me 785 euro, Zvicra me 740 euro, Belgjika me 719 euro mish për frymë të shpenzuara në vit.

Mishi kushton më shtrenjtë në Luksemburg dhe në Zvicër, ku niveli i çmimeve se 2.5 herë më i shtrenjtë se në pjesën tjetër të Europës. Sipas të dhënave të Eurostat, niveli i çmimeve është kryesisht më i lartë në vendet e Europës së Veriut si Islanda, Norvegjia dhe Luksemburgu. Në vendet e lindjes mishi është një produkt i lirë në krahasim me Europën Perëndimore. Polonia ishte vendi me çmimet më të lira të mishit, në raport me mesataren e Bashkimit Europian, ndjekur nga Bulgaria me rreth 42% më lirë. Në Maqedoninë e Veriut, vitet e fundit çmimi i mishit është rritur, duke reflektuar problemet me prodhimin vendas për shkak të rënies së numrit të krerëve që po bie çdo ditë e më shumë. Në krahun tjetër kërkesa po vjen gjithnjë e në rritje. Madje, një pjesë e nevojave për mish janë duke u mbuluar nga importi, raporton KOHA.

Mishi dhe bulmeti ishin produktet me rritjen më të madhe të importit gjatë vitit 2022, ndër kategoritë e tjera të ushqimeve. Teksa konsumatorët po përballen me çmime të larta të bulmetit, blegtorët po tkurrin numrin e krerëve prej kostove të larta.

Braktisja e fshatit nga njerëzit po ul numrin e fermave të vogla, ndërsa fermat e mëdha me shumë krerë po vuajnë problemet në zinxhirin e ushqimit. Numri i krerëve është përgjysmuar në dy dekada, teksa vitet e fundit tkurrja po bëhet më e shpejtë. Organizata Botërore e Ushqimit, në një analizë të vitit të kaluar që i bëri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në vendin tonë, rekomandoi se mbështetja financiare është shumë e ulët për të çuar sektorin në trajektoren e zhvillimit të qëndrueshëm. FAO vlerësoi se masa e subvencioneve duhet të arrijë në 10% të Vlerës së Shtuar Bruto nga më pak se 1% që jep qeveria shqiptare aktualisht. (koha.mk)

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 20:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?