RMV, pa përparim në miratimin e ligjeve të reja që dalin nga kreu për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 21:02

RMV, pa përparim në miratimin e ligjeve të reja që dalin nga kreu për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike

Përparimi në harmonizimin e ligjeve nacionale me ato evropiane është akoma i ngadalshëm, ndërsa në vitin e fundit nuk ka pasur përparim në miratimin e rregulloreve të reja ligjore që dalin nga kapitulli për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

I nevojshëm është miratimi i të gjitha ligjeve dhe përfshirja e rregullativave të BE-së, diçka që është  e nevojshme, veçanërisht në Kapitullin 27 me qëllim përmirësimin e gjendjes në mjedisin jetësor dhe klimatik.

Këto ishin vërejtjet kryesore nga organizatat qytetare – anëtare në koalicionin nacional për klimë, të cilët në kuadër të Platformës 27 i prezantuan si pjesë të përparimit në realizimin e Kapitullit 27, që u mbajt në mbrëmje në Europe House në Shkup.

Zëvendësambasadorja suedeze, Elisabet Dalberg Frisk, e mbështeti këtë vlerësim dhe kritikë të dobishme konstruktive në fushën e mjedisit jetësor dhe klimës, duke shtuar se e njëjta do t’i ndihmojë bartësit e vendimit të fokusohet në përpjekjet e tyre, dhe të informojë partnerët ndërkombëtar se për çfarë ka nevojë vendi.

Raporti mund të shërbejë si mjet për vetorganizimin dhe gjetjen e zgjidhjeve informative prej anës së sektorit joqeveritar.

Ndryshe, sipas kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, e drejta e mjedisit të shëndetshëm jetësor është një e drejtë themelore qytetare dhe njerëzore dhe është e lidhur drejtpërdrejtë me menaxhimin e shëndetit të qytetarëve dhe me detyrime ligjore të nënshkruara për ruajtjen e mjedisit jetësor.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese si kusht për të ecur përpara në rrugën eurointegruese, gjegjësisht për të hapur negociatat me Komisionin Evropian. Ato nënkuptojnë që përpos kombeve tjera, të shtohen edhe bullgarët në të si popull shtetformues.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 21:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?