RMV, shporta me 100 produkte ushqimore deri të premten duhet të përgatitet me marzha të kufizuara

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 20:55

RMV, shporta me 100 produkte ushqimore deri të premten duhet të përgatitet me marzha të kufizuara

Deri të premten duhet të përgatitet shporta konsumatore e vjeshtës me rreth 100 produkte ushqimore, informon MIA. Grupi i punës në të cilin ka anëtarë të ministrive të Ekonomisë, Bujqësisë dhe Financave, do të bëjë simulim për kufizimin e çmimeve ose të marzhave.

“Domethënë, llogaritjet do të bëhen duke ulur marzhet në 5, 10 ose 15 për qind të tregtisë me pakicë ose ngrirje të çmimeve në nivel të caktuar. Simulimi duhet të japë informacion se cila do të jetë zgjidhja më e favorshme për çmimet përfundimtare për konsumatorët dhe cilat do të jenë implikimet fiskale të kësaj mase”, thotë ministri i Ekonomisë Besar Durmishi në një deklaratë për MIA-n.

Propozimi dhe simulimi i shportës konsumatore të vjeshtës, siç thekson Durmishi, do të dorëzohet në Qeveri në mbledhjen e ardhshme dhe do të merret vendim për uljen e çmimeve të këtyre produkteve themelore ushqimore për konsumatorët finalë.

“Synimi ynë është të ndihmojmë qytetarët për të përmirësuar standardin e jetesës. Gjithashtu dua të them se kjo shportë konsumatore vjeshtore në periudhën në vijim do të vazhdojë të aplikohet në formën e shportës së konsumit të Krishtlindjeve, shportës së konsumit të Ramazanit, shportës së konsumit të Pashkëve me ndryshime në listën e produkteve që do të mbulohen në varësi të periudhave në të cilën do të aplikohet”, thotë Durmishi, duke sqaruar që nga 28 shtatori do të punohet që shpenzimet shtesë te disa produkte të kufizohen në 10 përqind,

Ndryshe, Enti Shtetëror i Statistikave së fundmi ka njoftuar që kostoja e jetesës dhe çmimet me pakicë në muajin gusht kanë shënuar rritje për 2.2 përqind, gjegjësisht 3 përqind, krahasuar me gushtin e kaluar.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë raportoi që shporta minimale mujore të një familje në muajin gusht ka arritur 61.199 denarë.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 20:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?