RMV, vitin e kaluar janë lidhur 12.672 martesa, numri i divorceve është rritur me 9.5 përqind krahasuar me vitin 2022

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 19:39

RMV, vitin e kaluar janë lidhur 12.672 martesa, numri i divorceve është rritur me 9.5 përqind krahasuar me vitin 2022

Numri i martesave të lidhura në vitin 2023 është 12.672 dhe është 1,6 përqind më i ulët krahasuar me vitin paraprak 2022, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (EShS).

Më së shumti martesa – 12,6 përqind, janë lidhur në gusht, ndërsa më së paku në mars – 5,8 përqind.

93.2 për qind e të gjitha femrave dhe 92.2 për qind e të gjithë meshkujve që u martuan në vitin 2023, kanë hyrë për herë të parë në martesë vitin e kaluar. Burrat më shpesh hyjnë në një martesë të dytë (7 përqind) dhe të tretë (0.8 përqind).

Sipas moshës, vitin e kaluar më së shumti martesa janë lidhur nga personat e grupmoshës nga 25 deri në 29 vjeç, pra 4.228 persona.

Mosha mesatare në martesën e parë është 27.5 vjeç për nusen dhe 30.1 vjeç për dhëndrin.

Nga ana tjetër, numri i divorceve në vitin 2023 ka shënuar një rritje prej 9,4 përqind krahasuar me të dhënat e vitit 2022 – vitin e kaluar janë divorcuar 1.765 martesa.

Më së shumti divorce janë regjistruar në dhjetor – gjithsej 201, dhe më së paku në gusht – gjithsej 66.

Sipas moshës, numri më i madh i divorceve ka ndodhur në grupmoshën 35 deri në 39 vjeç. Sipas kohëzgjatjes së martesës, megjithatë, më së shumti divorce (393) kanë ndodhur në periudhën nga 5 deri në 9 vjet pas lidhjes së martesës.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?