Rokas: Përpjekjet e SHBA-së për përshpejtim të eurointegrimeve janë gjithnjë të mirëseardhura

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Shkurt, 2025 23:12

Rokas: Përpjekjet e SHBA-së për përshpejtim të eurointegrimeve janë gjithnjë të mirëseardhura

Marrëdhëniet transparente janë më relacionet më të rëndësishme dypalëshe në botë. Bashkimi Evropian e konsideron SHBA-në si një nga partnerët kyç, që i kemoi në botë, kështu që vetë vizita e kryeministrit tuaj në SHBA mendoj se tregon se SHBA-ja nëse ka mundësi që të japin kontribut të tyrin në përshpejtimin e procesiet eurointegrues ose në rrugën evrpopiane të vendit tuaj, atëherë përpjekjet e këtilla janë gjithnjë të mirëseardhura, deklaroi euroambasadori Mihalis Rokas pas vizitës në Komunën e Strumicës në përgjigje të pyetjes së gazetarëve si i shikon ai vizitat e shpeshtuara të kryeministrit maqedonas në SHBA dhe nëse kjo mund të interpretohet si largim i vendit nga rruga evropiane, sidomos nëse merret parasysh çfarë qëndrime ka renditur presidenti Tramp në politikën e BE-së.

Lidhur me atë, nëse për dy muaj nuk zhbllokohet financimi i projekteve nga USAID-i, nëse BE-ja do t’i përforconte projektet në vend, të cilëve për momentin u është ndërprerë financimi nga SHBA-ja, ambasadori i BE-së theksoi se të gjithë këtë e shqyrtojnë me vëmendje dhe të duhet të presin të kalojë një periudhë 90-të ditore që të shihet se çka do të ndodh me donset që i siguron USAID-i.

“Ne si BE duhet të bashkëpunojmë me të gjithë botën dhe natyrisht të jemi korrekt, të jemi të drejtë ndaj të gjitha vendeve apo partnerëve të tjerë që investojnë në vendin tuaj dhe natyrisht duhet të presim të gjitha projektet që USAID-i ka zbatuar deri më tani dhe pasi të ketë qartësi më të madhe me ato projekte, natyrisht, aty ku është e nevojshme, aty ku është e mundur, BE-ja mund të bashkohet në zbatimin e projekteve të tilla. Siç dihet tashmë ka thirrje të rregullta për projekte, në fakt për tenderë, përfshirë organizatat e shoqërisë civile dhe për sigurinë kibernetike, dhe nëse ka nevojë shtesë për tendera apo projekte, do të merret parasysh, por në përputhje me kufizimet buxhetore të vendosura nga BE-ja. Siç e dini, të gjitha projektet apo programet e BE-së që janë planifikuar për financim përfundojnë në vitin 2027”, u përgjigj ambasadori i BE-së Rokas.

Në pyetjen cili është qëndrimi dhe strategjia e BE-së pas përforcimit të narrativës së të djathtës evropiane, sidomos në vendet aspirante për anëtarësim në BE, shefi i Delegacionit të BE-së në vendin tonë theksoi se BE-ja përballet me ngjarjet e reja gjeostrategjike.

Rokas theksoi se udhëheqësia e re e BE-së e ka parasysh shqetësimin e qytetarëve dhe lidershipit të Bashkimit Evropian dhe për këtë punon me qëllim që të ketë mundësi të përgjigjet në të gjitha sfidat, ndërsa mënyra më e mirë që t’i përgjigjet atij shqetësimi është me gjetjen e zgjidhjeve të vërteta, si dhe në kontekst të paraqitjes së të djathtës ekstreme pa dallim nëse është në kuadër të BE-së ose në kuadër të RMV-së.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Shkurt, 2025 23:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?