Rot: Në zgjedhjet e RMV-së ka triumfuar nacionalizmi i djathtë, një goditje serioze për BE-ambiciet

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 19:31

Rot: Në zgjedhjet e RMV-së ka triumfuar nacionalizmi i djathtë, një goditje serioze për BE-ambiciet

Sipas deputetit të kuvendit gjerman, nëse anëtarësimi drejtë Bashkimi Evropian vazhdon në mënyrë teknokratike, ajo do të kontribuon për rritjen drastike të nacionalizmit dhe euroskepticizmit, ndërsa të lumtur për këtë do të jenë Rusia dhe Kina, raporton 360shkallë, përcjell Portalb.mk.

Ish-sekretari shtetëror për Evropë në Ministrinë për punë të jashtme gjermane dhe kryetari aktual në Komisionin për punë të jashtme në Bundestag, Mihael Rot, në rrjetet sociale deklaroi që zgjedhjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka triumfuar nacionalizmi i djathtë dhe vlerësoi që kjo është një goditje serioze për BE-ambiciet e vendit.

Ai fajin për situatën e tillë nuk e gjen vetëm te humbësit socialdemokratë në Qeveri, por edhe te shtetet e BE-së, të cilët, siç deklaroi, i kanë evropianizuar çështjet bilaterale dhe kanë kërcënuar me ato.

“Nacionalizmi i djathtë triumfoi në Maqedoninë e Veriut. Goditje serioze për BE-ambiciet. Për këtë nuk janë përgjegjës vetëm humbësit socialdemokrat në qeveri, por edhe shtetet në BE, të cilët i kanë evropianizuar problemet bilaterale dhe kanë shantazhuar. Nëse vazhdojmë me bisedimet drejt anëtarësimit në BE në këtë mënyrë teknokratike, gjeneratat e reja do të largohen nga Ballkani Perëndimor, nacionalizmi dhe euroskepticizmi do të rritet në mënyrë drastike. Rusia dhe Kina do të jenë me fat. Përfundimisht na duhet restart dhe pas bllokada”, deklaroi Rot në X platformën.

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve përfundimtare, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.

Ndryshimet kushtetuese janë kusht për zhbllokimin e procesit eurointegrues në Maqedoninë e Veriut. Me ato nënkuptohet shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?