Rrahen mes vete dy kirurg në Spitalin e Tetovës – Jozyrtarisht janë përdorur edhe mjete të forta!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 19:08

Rrahen mes vete dy kirurg në Spitalin e Tetovës – Jozyrtarisht janë përdorur edhe mjete të forta!

Rrahje në spitalin klinik të Tetovës. Mesditën e sotme në repartin e kirurgjisë në Spitalin klinik të Tetovës, ka ardhur deri tek përleshja fizike mes dy kirurgëve, Destan Haliti dhe Zoran Sekullovski, shkruan Alsat.

Sipas informatave nga drejtoria e spitalit, kjo nuk hera parë që ka pasur zënka të këtilla mes këtyre dy personave.

Për rastin në fjalë, nga drejtoria e Spitalit të Tetovës thonë se përveç që e kanë lajmëruar në polici, do të ngrenë edhe komision nga spitali klinik i Tetovës, për të vërtetuar saktë se çka ka ndodhur mes dy mjekëve, për të pasuar më tej edhe me masat nga drejtoria e spitalit.

Rasti u konfirmua edhe nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, nga ku thonë se paraqitja është bërë mesditën e sotme nga spitali klinik i Tetovës, dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Sipas informatave jo zyrtare, dyshohet se gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta.

“Mund tua konfirmojmë se sot rreth 13 midis dy kirurgëve, në Spitalin Klinik në Tetovë, ka ndodhur rrahje. Nuk i japim dot emrat e mjekëve shkaku i prezumimit të pafajësisë deri sa organi gjyqësor të caktoj fajësinë. Inicialet janë D.H. dhe Z.S. Drejtori i Spitalit personalisht ka komunikuar edhe me Stacionin policor në Tetovë dhe me krye shefin e policisë dhe presim organet të veprojnë. Në kuadër të kompetencave tona patjetër që do marrim masa, mirëpo rasti për momentin është objekt trajtimi nga organet e policisë. Pasi të kemi vendim për njërin apo tjetrin apo për të dy bashkë, do ndërmarrim edhe masat e nevojshme konform Ligjit”, tha Valon Abdylhamiti, nga Spitali i Tetovës./ Alsat.mk

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 19:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?