Rrëfejnë banorët pranë diskotekës: Dëgjuam të bërtitura, ndihmuam aq sa patëm mundësi

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Mars, 2025 17:42

Rrëfejnë banorët pranë diskotekës: Dëgjuam të bërtitura, ndihmuam aq sa patëm mundësi

Kanë folur për media disa nga dëshmitarët okularë të rastit me zjarrin në diskotekën në Koçan. Një zonjë e cila kishte parë nga afër të rinjtë që kishin shpëtuar nga zjarri, tha se kjo ngjarje është e rëndë për gjithë vendin.

“U shqetësuam. Kishte disa të rinj këtu pranë që kishin dalë jashtë dhe rrinin këtu. Si rast është fatkeqësi për gjithë shtetin. Djali im shpëtoi aq persona sa ka mundur”, deklaroi ajo.

Djali i dëshmitares tha se kanë ndihmuar në shpëtimin e të rinjëve me ato kapacitetet që kanë pasur, duke i dërguar në spital me automjetin e tij personal.

“I dërgova disa prej tyre në spital. Me vetura, me këto mundësi që kemi. Dëgjova se diçka po ndodh sepse filluan të bërtasin dhe të ikin me vrap”, tha dëshmitari.

Nga kjo tragjedi siç informoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, kanë ndërruar jetë 51 persona dhe mbi 100 janë të lënduar.

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Mars, 2025 17:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?