Në Maqedoninë e Veriut është ulur numri i ujit të distribuuar në ujësjellësin publik për 2.3 përqind, ndërsa 68.9 përqind e ujit konsumohet nga ekonomitë familjare, transmeton Portalb.mk.
“Në vitin 2023 në ujësjellësin publik janë përfshirë dhe janë distribuuar 293 191 mijë m3 ujë, që është për 2.3 % më pak krahasuar me vitin 2022. Nga sasia totale e ujit, shumica e ujit është nga ujërat e burimit, 63.4 %, dhe më pak nga liqenet 1.0 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Për 0.9 përqind është ulur sasia e ujitë të furnizuar nga ujësjellësi, në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa sasia totale e ujërave të zeza është ulur për 0.4 përqind.
“Nga sasia totale e ujërave të zeza të shkarkuara në vitin 2023, 72.2 % ishin të papastruara dhe 27.8 % ujëra të zeza të pastruara”, raportoi Enti, duke theksuar që 76 % e ujërave të zeza krijohen nga ekonomitë familjare.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
24 Qershor, 2024 19:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.