Rriten këmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri, bien importet nga Serbia me rreth 70 %

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 22:07

Rriten këmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri, bien importet nga Serbia me rreth 70 %

Rriten këmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në katërmujorin e parë të vitit 2024. Në një intervistë për KosovaPress, drejtori i Doganës në Kosovë, Agron Llugaliu, thekson se pas vendosjes së masave të sigurisë nga qeveria, ka rënie të importit nga Serbia për rreth 70 për qind, ndërsa shton se ka rritje të importit nga ana e Shqipërisë, për rreth 25 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Gjithashtu, Llugaliu deklaroi se në dy vitet e fundit ka rënie të kontrabandës në pjesën veriore të vendit, derisa shton se sundimi i ligjit në atë pjesë është i shtrirë në mënyrë efikase.

Llugaliu ka thënë po ashtu, se masa e sigurisë ndaj mallrave serbe e vendosur një vit më parë, ka ndikuar që të mos ketë kontrabandim të armatimit dhe pajisjeve tjera nga Serbia.

Përveç që ka rënë kontrabanda, Llugaliu thotë se janë realizuar edhe aktivitete tjera që kanë përfshirë edhe pjesën tjetër të vendit.

Ndërkaq, thotë se rreth 70 për qind ka reduktim të importit të përgjithshëm nga Serbia.

Mes të tjerash, Llugaliu thotë se e rëndësishme në këtë drejtim është që masa e sigurisë ka qenë efikase, duke treguar që nuk kanë pasur infiltrim ose tentim të kontrabandimit të armatimit dhe pajisjeve tjera.

Sa i përket importit me Shqipërinë, Llugaliu thotë se ka rritje prej 25 për qind në katërmujorin e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe ishte marrë më 14 qershor nga Qeveria e Kosovës, atë ditë kur ishin rrëmbyer tre zyrtarët policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

Më vonë Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masës së sigurisë për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 22:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?